Edhe pse kanë kaluar shumë vite dhe teknologjia ka avancuar shumë, këto 3 mistere janë ende të pazgjidhura.
Vrasjet misterioze në fermën Hinterkaifek
Në Gjermani, në vitin 1922, vrasja e gjashtë njerëzve në fermën Hinterkaifek e tronditi tërë vendin. Nuk ishte vetëm natyra e tmerrshme e vrasjeve, por edhe fakti se ato ishin tepër bizare dhe mbeten të pazgjidhura, që i bën këto vrasje kaq interesante. Ishin marrë në pyetje më shumë se 100 njerëz rreth këtyre vrasjeve, por askush kurrë nuk ishte arrestuar. Po ashtu, kurrë nuk ishte gjetur ndonjë motiv për këto vrasje. Dihet vetëm se shërbetorja e kësaj ferme ishte larguar gjashtë muaj para vrasjeve, duke thënë se shtepia ishte e pushtuar nga djajtë.
Dritat e Feniksit
Dritat e Feniksit ishin një seri e disa objekteve të paidentifikuara fluturuese, që ishin parë nga më shumë se 1000 njerez, mbi qiellin e Arizones, në SHBA dhe mbi Sonora, Meksikë, me 13 Mars të vitit 1997. Thuhet se në fakt, ishin dy ngjarje të ndara: një formacion trekëndësh i dritave që ishte parë me herët dhe një seri e dritave të palevizshme që ishin parë mbi zonën e Feniksit. Thuhet se këto drita u rishfaqen sërish në vitet 2007 dhe 2008, por zyrtarisht ishte thënë se keto drita ishin shkaktuar nga stërvitjet e ushtrisë.
Gruaja e Kulles jugore
Në këto fotografi të vrimës së madhe që u shkaktua nga avioni i cili u ndesh me Kullën jugore të Kullave binjake me 11 shtator të vitit 2001, mund të shihet një grua që rri buzë vrimës dhe që bën me dorë. Emri i saj eshte Edna Clinton. Misteri rreth saj ka të beje me faktin se ajo i mbijetoi kësaj tragjedie. Njerëzit nuk e kanë të qartë sesi ka mundur ajo të mbijetonte atë që ndodhi, e aq më tepër, si ia doli që të dilte nga ndertesa.
Përmblodhi dhe Përshtati
Studente.mk