Ka shumë gjëra për t’u marrë parasysh kur blejmë një kompjuter të ri. Ne shikojmë për madhësinë e RAM-it, procesorin, CPU, GPU, hard diskun dhe ekranin e tij etj. Mirëpo kur duhet për të zgjedhur një kategori të procesorit, ne preferojmë zakonisht procesori të jetë 64-bit. Në të vërtetë, shumica e njerëzve dëshirojnë 64-bit processorin pa e ditur se çfarë do të thotë të ketë 64-bit processor dhe çfarë është diferenca midis 32-Bit dhe 64-Bit processorëve?.
Është mirë të kesh njohuri për shumë terme që përdoren çdo ditë por njerëzit nuk i kushtojnë rëndësi një gjëje të tillë. Në këtë artikull, le të diskutojmë për 32 dhe 64-bit processorët dhe çfarë do të thotë kjo për PC tuaj.
Diferenca midis 32-Bit dhe 64-Bit procesorëve.
Sa herë që blini një sistem operativ, një softwer apo një lojë, ndoshta ju mund të shihni opsionet 32-bit dhe 64-bit në dispozicion. Nëse jeni një përdorues i Windows-it, duhet të keni vënë re se keni dy lloje të dosjeve Program Files: – një thjesht “Program Files” dhe tjetra me etiketim “Program Files (x86).” Kjo dosje “Program Files” është përdorur për ruajtjen e DLL file(ve) vetëm të aplikacioneve 64-bit. Dosja x86 përdoret për ruajtjen e DLL file(ve) të aplikacioneve 32-bit.
Për të instaluar një version të Windows-it 64-bit, ju nevojitet një CPU (procesorë) që është në gjendje të ekzekutojë një version 64-bitësh të Windows-it. Përfitimet e përdorimit të një sistemi operativ 64-bit janë më të dukshme kur keni një sasi të madhe të RAM memorisë të instaluar në kompjuterin tuaj, zakonisht 4 GB RAM ose më shumë.
Në raste të tilla, për shkak se një sistem operativ 64-bit mund të trajtojë sasi më të mëdha të memorisë në mënyrë më efikase sesa një sistem operativ 32-bit, sistemi 64-bit mund të jetë më i përgjegjshëm kur kryen më shumë programe në të njëjtën kohë.
Një kompjuter me një procesor 64-bit mund të ketë të instaluar një sistem operativ të versionit 32-bit ose 64-bit. Megjithatë, me një sistem operativ 32-bit, procesori 64-bit nuk do të funksiononte në aftësinë e tij të plotë.
Si mund procesori 64-bit të menaxhojë më shumë RAM?
Sistemi kompjuterik punon dhe mbështet vetëm llogaritjen binare. Që do të thotë punon me 0 ose 1. Secili prej tyre konsiderohet si “bit”. Kjo do të thotë për llogaritjen e 1 bit, ju keni dy vlera të mundshme; 2-bit do të thotë ju keni katër vlera; Pastaj në 3 bit, ju dyfishoni atë deri në tetë (2³).
Vazhdoni në mënyrë eksponenciale dhe përfundimisht keni 32-bit (2 në fuqinë e 32-të) me vlerë 4,294,967,296 dhe 64-bit (ose 2 në fuqinë e 64-të) me vlerë 18,446,744,073,709,551,616.
Kjo është një sasi e madhe e “bit-ave”, dhe numrat tregojnë se sa më i fuqishëm mund të jetë një çip që posedon llogaritje më të lartë të “bit-ave”. Është shumë më shumë se dyfishi. Pra, është shumë e qartë se procesori 64-bit është më i aftë të kryejë më shumë llogaritje se 32-bit.
Këto ditë, ju keni më shumë gjasa tashmë të përdorni procesorë 64-bit me sistem operativ 64-bit, e cila ekzekuton aplikacione 64-bit (për cecularë) ose programe (për desktop). Por jo gjdoherë, për shembull Windows 7, 8 , 8.1 dhe 10 erdhën në versione 32-bit ose 64-bit.
Përgratit dhe Përmblodhi:
Studentet.mk