Modelin logjik të kompjuterit modern i pari e ka dhënë Xhon von Nojman (John von Neumann) në vitin 1940. Nojmani ishte matematikan i lindur në Hungari, ndërsa ka jetuar dhe vepruar në SHBA. Realizimi i projektit të Nojmanit priti paraqitjen e tranzistorëve dhe çipave elektronik përpara se të implementohej në praktikë.
Figura e mëposhtme në të vërtetë është bllok-skema e të gjithë llojeve të kompjuterëve dhe përmbajtja e kësaj bllok-skeme është si në vijim:
• Procesori qendror,
• Njësia aritmetiko-logjike,
• Njësia dirigjuese,
• Memorja punuese,
• Pjesët hyrëse,
• Pjesët dalëse.

Procesori qendror (njësia qendrore)
Njësia qendrore është pjesë e kompjuterit në të cilën kryhet përpunimi i të dhënave. Nga njësia qendrore varen më së shumti karakteristikat e përgjithshme (performansat) e kompjuterit. Njësia qëndrore përbëhet nga këto komponente: Njësia dirigjuese (udhëheqëse) ,Njësia aritmetiko – logjike ,si dhe Memorja punuese (e mbrendshme) .
Njësitë hyrëse – dalëse
Strukturën e njësive hyrëse-dalëse e përbëjnë njësitë periferike që mundësojnë komunikimin ndërmjet kompjuterit dhe njeriut, dhe në kuptim më të gjërë në mes kompjuterit dhe rrethinës (kompjuterit me kompjuterë të tjerë, kompjuteri me pajisje tjera).
• Njësitë hyrëse janë njësi përmes të cilave futen në kompjuter të dhënat të cilat duhet të përpunohen. Zakonisht shfrytëzohet tastatura, miu, skaneri, lexuesi i barkodeve, kamera, etj.
• Njësitë dalëse janë njësi përmes të cilave kompjuteri i jep rezultatet e përpunimit të të dhënave dhe më shpesh ato janë monitori, printeri dhe
ploteri.
Ndarja e njësive në hyrëse dhe dalëse që vlente më herët, tani është zgjeruar me një grup të ri të njësive të ashtuquajtura njësi hyrëse – dalëse përmes të cilave kemi edhe hyrje
edhe dalje të të dhënave në kompjuter. Njësi hyrëse – dalëse janë: modemi, kartela e rrjetit, audio kartela, dhe paisje tjera me funksione të veçanta apo speciale.
Burimi:Libri Bazat e Informatikës