-Forma dhe kuptimi i fjalës
•Fjala është njësia themelore e fjalisë.
•Të gjitha fjalët e një gjuhe përbëhen nga forma dhe kuptimi. Forma është tërësia e tingujve në të folur ose e shkronjave në të shkruar që ndërton fjalën. Forma e fjalës lidhet me kuptimin e saj.
•Një pjesë e fjalës është e pandryshueshme dhe quhet temë e fjalës, tjetra është e ndryshueshme dhe quhet mbaresë e fjalës.
•Fjala përbëhet nga tema dhe mbaresa.
•Tema është ajo pjesë e fjalës që mbetet pasi heqim mbaresën. Një teme mund t’i shtohen parashtesa ose prapashtesa. Në këtë rast ajo quhet temë fjalëformuese.
•Rrënja e fjalës bart kuptimin kryesor të fjalës.
•Mbaresa jep veçoritë gramatikore të fjalës.
-Fjalët e parme dhe jo të parme
•Fjalët në gjuhën shqipe janë të parme dhe jo të parme. Fjala quhet e parme kur tema është e njëjtë me rrënjën, p.sh., flutur-a, këng-a etj. Fjala quhet jo e parme kur është formuar me parashtesë ose prapashtesë, osetëdyjabashkë, sidheme mënyratë tjera. Fjalët jo të parme janë: të prejardhura (flutur-o-j), të përbëra (bukë+pjekës) dhe të përngjitura (megjithatë).
-Fjalët e përbëra
•Fjalët e përbëra janë të formuara nga dyosemëshumëtema. Fjalëte përbëra mund të jenë:
a) emra (frymëmarrje = frymë + marrje);
b) mbiemra (flokëverdhë = flokë + verdhë);
c) folje (buzëqesh = buzë + qesh);
d) ndajfolje (duarkryq = duar + kryq);
-Antonimet, sinonimet dhe homonimet
•Antonimet janë fjalë, të cilat kanë kuptim të kundërt me njëra-tjetrën:
mëngjes – mbrëmje;
•Sinonimet janë fjalë, të cilat shkruhen ndryshe, por që kanë kuptim të njëjtë me njëra-tjetrën:
i brengosur – i merakosur;
•Homonimet janë fjalë që shkruhen ose shqiptohen njësoj, por që kanë kuptim të ndryshëm:
akrep (kafshë e vogël helmuese, e zezë) – akrep (shigjetëzat që rrotullohen në orë).
Përmblodhi dhe përshtati:
www.studentet.mk