Dituri nga Mjekësia
Mjekët musliman para njëmijë vjetëvë do të ishin të kënaqur po të dinin se disa dekada apo në raste tjera disa shekuj pas vdekjes së tyre, veprat e tyre u përkthyen në gjuhën latine, duke i bërë të arritshme për tërë Europën.
Tunizija ishte vatra e njohurive të mjekësisë sepse aty gjendej spitali hulumtues i quajtur el-Kajravan, i cili u ndërtua në vitin 830. El-Kajravani duke qenë spital praktik, njëherit ishte edhe qendër e studijuesve mjekësorë të cilët prodhuan vëllime të mëdha diturie në medicinë, të cilat u bartën në Evropë prej njerëzve si Konstantini Afrikan.
“Sistemi i mjekësisë Evropiane është sistem Arab, si në origjinë, ashtu edhe në strukturë. Arabët janë paraardhësit intelektual të evropianëve.” Dr. Donald Kempbell, historian i medicinës arabe i shek. XX
Në shekullin njëmbëdhjetë, ky tunizian i krishterë i përktheu enciklopeditë e medicinës, dhe kështu u bënë të kapshme edhe për evropijanët latin. Kjo i revolucionarizoi studimet e medicinës në Europë, duke krijuar një gjeneratë të njohur të mësuesve në medicinë. Përkthimi më i njohur i Konstantinit është Libri mbretëror, i shkruajtur nga mjeku i shekullit të dhjetë, Ali ibën Aabbas el-Mexhusi, ne gjuhën latine, i njohur si Panregni. U botua në Lion të Francës, në vitin 1515 dhe në Bazel të Zvicrës në vitin 1536.
Udhëzime për udhëtarin drejt vendeve më të largëta apo Furnizimi i udhëtarit ishte bestseleri mesjetar, i shkruar nga mjeku Ibnul Xhezzar, i cili punoi dhe studijoi në spitalin e el-Kejrevanit. Aty vdiq në vitin 955, në moshën tetëdhjetë e ca vjeçare, duke lënë pas vetes 24.000 dinarë dhe 25 kuintarë (një kuintar e barabrtë me 45 kg) me libra të medicinës dhe sferave tjera. Trashëgimija e tij gjithashtu përfshiu edhe një traktat mbi sëmundjet e grave dhe mjekimi i tyre. Këto shkrime e bënë atë shumë të famshëm dhe me ndikim në Europën perendimore mesjetare.
Konstantini e përktheu Furnizimin e udhëtarit në gjuhën latine si Viaticum peregrinantis, në atë greke si Synesios dhe në hebraishte si Zedat ha-derachim, gjë që e ngriti në bestseler ndërkombëtar dhe në librin më të lexuar. Funizimi i udhëtarit ishte një punim sistematik dhe përmbledhës në fushën e medicinës, që u pranua në të ashtuquajturën Articella ose Ars medicinae, një përmbledhje e librave të medicinës, që përdoreshin gjërësisht në shkollat e mjekësisë dhe univerzitetet e Salerno’s, Monpeljes, Bolonjës, Parisit dhe Oksfordit. Kjo përmbante përshkrime të mrekullueshme për sëmundjet e lisë dhe fruthit.
Veprat e përkthyera nga gjuha arabe shumë shpejt u bënë të njohura në çdo qendër mësimi, duke përfshirë këtu edhe Salerno’n, e cila me shkollën e saj të medicinës ishte qendër e madhe e studimit në Europë.
Në veprat tjera të medicinës që u përkthyen dhe kishin ndikim të madh në Evropë përfshihen edhe librat e Ibni Sinës, i cili në perëndim njihet si “Princi i mjekëve”. Kanuni i tij i shekullit njëmbëdhjetë ishte një enciklopedi tjetër e medicinës, e cila mbeti supreme në botë për gjashtë shekuj me rradhë.
Pikëpamjet e tij shkencore, filozofike dhe teologjike lanë tragje tek figurat e njohura siç ishin Albertus Magnus, St. Tomas, Duns Scotus dhe Roger Bacon.
Klasifikimi i parë i termeve medicinale sipas rendit alfabetik, numërimi i emrave të sëmundjeve, barnave, proceseve fiziologjike dhe trajtimi i tyre u quajt Kitab el-Ma’a, sepse fjala el-Ma’a – Uji, shfaqet si hyrja e parë.
“Libri Përmbledhës” (20 vëllime) i Raziut përfshinë çdo sferë të njohur të medicinës. I përkthyer në gjuhën Latine si Liber Continens, ishte ndoshta libri më i vlerësuar dhe më i cituar në tekstet medicinale të botës perendimore për shekuj me rradhë. Ky ishte një ndër nëntë librat që përbënin librarinë e tërë të fakultetit medicinal në Univerzitetin e Parisit, më 1935.
Pastaj ishte edhe punimi i el-Zahravit, një mjek i shkëlqyeshëm në Kordoba, në jug të Spanjës, rreth vitit 1000. Pjesa kirurgjike e punimit të tij medicinal El-Tesrif, tridhjetë vëllimësh, u përkthye në gjuhën Latine nga Xherardi i Kremonës, me botime të ndryshme të publikuara në Venedik më 1497, në Bazel më 1541, dhe në Oksford më 1778. Ky libër u bë udhëzues për kirurgji në shumicën e teksteve medicinale të Evropës, si në Salerno dhe Monpelje, duke zënë vend qëndror në programin mësimor medicinal për shekuj me rradhë.
Në fund, të përmendim edhe veprën e Ibnu Nefisit, një mjek sirian, i cili vdiq në vitin 1288. Ai për ne la Libri i pergjithshëm i medicinës, i cili u përpilua në tetëdhjetë vëllime. Sot, pjesë nga ky punim voluminoz mund të gjinden në Damask, Halep, Bagdad dhe në Oksford, si dhe në Palo Alto të Kalifornisë, ku gjindet edhe një pjesë e madhe e shkrimit të vet Ibnu Nefisit.
Shumë dije rreth medicinës në kontakt direkt me mjekët Muslimanë erdhi përmes trajtimit të disa Kryqtarëve. Madje, edhe vet Riçardi u trajtua nga mjeku personal i Salaudinit.
Përmblodhi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK