Në shtëpinë e profesorit të vjetër, u takuan studentët që kishin pas diplomuar shumë vite më parë dhe i kishin pas braktisur karriget e universitetit. U takuan pas shumë viteve, dhe ndërkohë, kishin pas arritur suksese në jetën e tyre profesionale, dhe kishin marrë pozita të larta në shoqëri, dhe ishin bërë pasanikë.

Pas fjalëve përshëndetëse dhe muhabeteve rreth përditshmërisë të tyre, filluan t’i paraqesin edhe presionet që i fitojnë nga punë, t’i paraqesin brengat dhe ajo që ju shkakton probleme. Profesori për një çast u largua nga ta, e pastaj u kthye duke bartur me vete ibrik kafeje të madh, dhe finxhanë në forma dhe me ngjyra të ndryshme!

Finxhanë të shtrenjta kineze, finxhanë nga xhami i thjeshtë, finxhanë nga plastika, finxhanë nga kristali, e disa nga to, ishin me dizajnë dhe me ngjyra të mrekullueshme, dhe normalisht të shtrenjta në çmim, dhe poashtu, kishte edhe asilloj që i gjen edhe nëpër shtëpitë më të varfra!

Profesori ju tha nxënësve të vet urdhëroni, secili le të merr kafe për veti.

Kur çdonjëri nga ta e mori finxhanin e vet, profesori foli përsëri: A e vërejtët se në duart e juaja i keni vetëm se finxhanët e bukura dhe i braktisët ato të thjeshtat ?!

E natyrshme është që çdonjëri të shkon pas asaj që është më e bukur, dhe kjo, është ajo që ju jep brenga dhe probleme që nuk keni nevojë për to! Në të vërtetë ju e doni kafen, e jo finxhanin, mirëpo ju u ngutët t’i merrni finxhanët e bukura dhe të shtrenjta, e pastaj e vërejta se secili prej jush e shikonte se çfarë ka marrë tjetri në dorën e tij.

Të supozojmë se jeta është kafeja, atëherë puna dhe pasuria dhe pozita shoqërore, janë finxhanët. Pra, ato (finxhanët) janë thjesht mjete që përshijnë jetën, kurse cilësia e jetës (kafeja) mbetet e njëjtë, nuk ndryshon, dhe ne nëse koncentrohemi vetëm se në finxhanin, do ta humbim mundësinë të shijojmë kënaqësinë e kafes!

Prandaj ju këshilloj që të mos përkujdesuni për gotat e finxhanët, dhe në vend të saj ju këshilloj që të kënaquni me kafenë!!

Në realitet kjo është sëmundja nga e cila ankohen shumica. Ekziston një lloj i njerëzve që nuk e falënderojnë Allahun për atë që e posedojnë, sado që e arrijnë nga suksesi, sepse ata gjithmonë e shikojnë se çfarë posedojnë të tjerët!

Martohet me grua që ka moral, mirëpo i mbetet bindja se tjetri e ka gruan më të mirë se të vetën! E shikon shtëpinë ku banon dhe fillon të flet në vete se tjetri shtëpinë e ka shumë më të mirë se të vetën! Në vend se të kënaqet me jetën e vet, dhe me familjen e vet, dhe me të afërmit e vet, ai mendon për të tjerët dhe thotë: Ku ti kisha ato që i ka ai!!

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kush zgjohet i sigurt në veten e tij, i shëndosh në trupin e tij dhe me ushqimin ditor të tij, është njëlloj sikur t’i jetë dhënë e gjithë bota”.

 

STUDENTET.MK

About Author