1.1 Bazat e HTML
Dokumentet HTML janë krijuar si dokumente me tekst të thjeshtë (me formatim jo të veçantë) në të cilin i gjithë teksti i formatuar është përcaktuar duke përdorur shenja tekstuale të quajtura tag-e. Tag-et janë shenjat tekstuale që fillojnë me karakter <, e ndjekur nga emri i tag-ut pasuar me çdo atribut tjetër, dhe në fund mbyllet me karakterin >. Tag-u hapes do të dukej kështu: <body>. Fundi i tag-ut fillon me karakter <, e ndjekur nga karakteri /, i ndjekur nga emri i tag-ut dhe karakteri >. Tag-u mbyllës do të dukej kështu: </body>. Tag-et janë case-sensitive, kuptimi dhe funksioni i tyre ngelet i njëjtë pavarësisht nëse janë shkruar me gërma te mëdha apo me gërma të vogla.
Shembull:
<title> emri i dokumentit </title>
<P> Shembull i përdorimit të tag-eve për të shënuar
tekst </ P>
<B>Bold<I>Italics</I>Bold</B>
Output:
Shembull i përdorimit të tag-eve për të shënuar tekst
Bold Italics Bold
Atributet e tag-eve të cilat tregojnë parametrat e tjera vendosen në taget hapëse si më poshtë:
<TAG ATRIBUT ATRIBUT…>
Forma e këtyre atributeve shfaqet ose vetëm me emrin e atributit emri i atributit i ndjekur nga =, ndjekur nga vlera që ne duam të caktojmë atë . Për shembull: <A HREF=”http://www.w3.org”>Lidhëz</A> <IMG SRC=”image.jpg” BORDER=0 ALT=”NAME”>
Në disa raste, në HTML mund edhe të mos i përdorim tag-et mbyllës, kjo në rastet ku ato nuk rrethojnë tekst si p.sh rasti i mësipërm i një imazhi.
1.2 Struktura e dokumenteve HTML
Të gjitha dokumentet HTML kanë pak a shumë të njëjtën strukturë. I gjithë dokumenti duhet të përfshihet në një tag HTML dhe është i ndarë në dy pjesë : pjesa e kokës, e përfshire në një tag HEAD dhe trupin e dokumentit (që përmban informacionin e dokumentit), i cili është i përfshirë brenda një tag-u të quajtur BODY. Koka përmban
disa përkufizime të dokumentit: titullin e tij, shënime shtesë, fjalë kyçe etj. Një shembull mund te jetë:
Titulli i dokumentit
Cdo document HTML ka një titull. Për të caktuar titullin e dokumentit përdoret komanda <title>, psh: <title>Dokumenti im I pare ne HTML</title>
Titulli vendoset midis tag-ut hapës <title> dhe tagut mbyllës </title>. Titulli vendoset në seksionin e kokës.
Komentet
Në HTML, ne mund të fusim komente në faqe duke e vendosur tekstin brenda tag-eve: <-! dhe –!>. Përmbajtja brenda këtyre dy shenjave injorohet nga browser-i dhe nuk shfaqet te përdoruesit.
Paragrafët
Tag-u <P> përdoret për të ndarë paragrafët. Meqenëse HTML injoron ndërprerjen e rreshtave të marra nga skedari origjinal dhe i gjithë teksti është i vazhdueshëm për HTML, ne kemi nevojë për një mekanizëm për të treguar fillim dhe fundin e paragrafëve, ky mekanizëm është siguruar nga <P> dhe </P>.
Tag-u P mund të ketë gjithashtu një atribut ALIGN, që tregon drejtimin e tekstit në paragraf. Kjo mund të marre një nga vlerat e mëposhtme:
LEFT, e pozicionuar në të majtë.
RIGHT, e pozicionuar në të djathtë.
CENTRAL, teksti i qendërzuar