1.4 Linket

Një nga tiparet kyçe të Web-it, e cila e ka bërë dhe më të suksesshëm atë, është lidhja ndërmjet dokumenteve të cilat ndodhen në servera të ndryshëm. Lidhja mund të bëhet me imazhe, audio, video si dhe me faqe web-i të tjera. Lidhjet mund të krijohen duke përdorur tag-un A dhe atributet e tijë NAME, HREF,TARGET.
Nëse lidhëza bën lidhjen e faqes me një faqe tjetër, ku kjo e fundit është pjesë e të njëjtit site atëherë lidhëza njihet si linke brendshme. Nëse lidhëza ju lidh me një faqe të re, por te site tjetër atëherë lidhëza njihet si linke jashtme. Gjithashtu mund të krijojmë një linke cila të na çoj në një pjese tjetër të së njëjtës faqe.
Një link specifikohet me anë të tag-ut <a>. Çdo gjë që shkruhet midis tag-ut hapës <a> dhe tag-ut mbyllës </a> do të jetë pjesë e lidhëzës e cila pasi klikohet nga përdoruesi do të kaloj në faqen e re. Linket në një faqe te re WEB Për të lidhur një faqe me një faqe tjetër nevojitet që tag-u hapës <a> të përmbaj atributin href dhe vlera e atributit është emri i skedarit për tek i cili nevojitet të kalojmë.
Një shembull mund të jetë:

<body>
<p>Kthehu tek <a
href=”shembull1.html”>Shembulli i pare</a></p>
</body>

Output:

Kthehu tek Shembulli i pare

Nevojitet që të dy skedarët ( fshembulli1.html dhe shembull2.html) të gjenden në të njëjtën dosje. Kur të klikojmë mbi link Linku qe un krijova do të hapet faqja shembull1.html në të njëjtën dritare. Nëse duam të kalojmë në një faqe të re të një site tjetër përsëri do të përdorim elementin <a> dhe atributin href por kësaj here duhet që si vlerë të atributit href të vendosim URL-në e plotë faqes ku duam të shkojmë. Si p.sh :

<body>
<p>A doni te vizitoni <a
href=”http://www.finki.ukim.mk/”>faqen e FINKI</a>?</p>
</body>

Output:

A doni te vizitoni faqen e FINKI?

Kur të krijoni lidhëza kini parasysh që të përdorni fjalë të cilat përkufizojnë në mënyrë sa më koncize faqen ku ju do të drejtoheni.
Nga ana tjetër për të ndihmuar përdoruesin nga ana vizuale këshillohet që linket të ngjyrosen në mënyrë që të bëhen më të dukshme midis fjalëve të tjera të përmbajtjes së faqes.
Shumë dizenjues të web-it përdorin imazhet brenda elementit <a>. Në rast se përdorni figurat duhet që ajo të jetë shpjeguese e mirë e faqes tek e cila të drejton.
Brenda elementit <a> mund të përdoret edhe atributi title dhe vlera e tij do të jetë shpjegimi që ju doni të shfaqet në rastin se afrojmë mousin mbi lidhëz. Ky trik është i vlefshëm sidomos në rastet kur lidhëza është figurë. Kështu p.sh. shtojmë në shembullin tonë rreshtat e mëposhtëm:

<p>
<a href=http://www.google.com/ title=”Kerkimi ne
Google”> Google </a> eshte nje motor kerkimi shume
i fuqishem.
</p>

Output:

Google eshte nje motor kerkimi shume i fuqishem.

 

Lidhja e adresave email

Në disa raste kemi parë që në faqe shfaqen adresat e personave të ndryshëm dhe pasi klikoni mbi to hapet një dritare e cila jep mundësin e dërgimit të një emaili adresës së sapo klikuar. Për të krijuar një link mbi një adresë email-i duhet të shtoni atributin href i cili si vlerë duhet të ketë:

<a href=mailto:emer@shembull.com>emer@shembull.com </a>

Output:

emer@shembull.com

About Author