1.5 Listat

Në HTML kemi dy lloje listash:
Unordered list që janë në formën e pikave të plota të mbushura
Ordered list që janë një sekuencë me numra apo shkronja

Shembull i listave te parenditura
<html>
<body>
<h4>List e parenditur:</h4>
<ul>
<li>Kafe</li>
<li>Caj</li>
<li>Qumesht</li>
</ul>
</body>
</html>

List e parenditur:
  • Kafe
  • Caj
  • Qumesht

Shembull i listave te renditura
<html>
<body>
<h4>Liste e renditur:</h4>
<ol>
<li>Kafe</li>
<li>Caj</li>
<li>Qumesht</li>
</ol>
</body>
</html>

Liste e renditur:
  1. Kafe
  2. Caj
  3. Qumesht

 

Shembull i listave te nderthuruara
<html>
<body>
<h4>List e nderthurura:</h4>
<ul>
<li>Kafe</li>
<li>Caj
<ul>
<li>Caj i Zi</li>
<li>Caj Jeshil</li>
</ul>
</li>
<li>Qumesht</li>
</ul>
</body>
</html>

List e nderthurura:
  • Kafe
  • Caj
    • Caj i Zi
    • Caj Jeshil
  • Qumesht
 1.5 Imazhet

Për të vendosur imazhet ose grafikët në një faqe Web përdoret një tag i vetëm i quajtur <IMG>. <IMG> ka disa atribute të cilat përcaktojnë se cilin skedar imazhi do të përdorim, madhësinë e tij etj. Atributi i cili përcakton imazhin që do të shfaqet është SRC. Me anë të këtij tagu ne mund të përcaktojmë një URL për skedarin e imazhit që do të
kërkohet në server për tu paraqitur në browser. Imazhi mund te jetë i ruajtur në çfarëdo direktorie mjafton që vlera që ne do ti japim tag-ut SRC të jetë një URL. Nëse duam që ti shtojmë një tekst imazhit tonë përdorim atributin ALT.
Atributet WIDTH dhe HEIGHT përdoren për të përcaktuar përmasat me të cilat duam që të shfaqet imazhi në faqen e Web-it. Nëse ne nuk i përcaktojmë këto përmasa, browseri do ta shfaqi imazhin me përmasat qe ka vetë imazhi.

 

Ky imazh do të shfaqej në browser më anë të kodit të mëposhtëm

<HTML>
<HEAD>
<TITLE>Document title</TITLE>
</HEAD>
<BODY>
<IMG SRC=”html.jpg”> <P>
</BODY>
</HTML>

Imazhet mund të krijohen në mënyra dhe formate të ndryshme. Browseri njeh formatet GIF, JPEG dhe PNG. Për të shmangur mungesat është mirë të mos përdorim imazhe shumë të mëdha.

 

About Author