Përcaktori me përshtatje shprehet me mbiemër, me përemër dhe me numërorët tre, tri, të dy, të tre etj. Përcaktorët e shprehur me mbiemër, të nyjshëm ose t’e’ panyjshëm, përbëjnë pjesën kryesore të përcektorëve me përshtatje. Këta përcaktorë, sipas kuptimit të tyre leksikor, shprehin karakteristika të ndryshme ci|ësore:
- Treni linte pas fshatra të vogla me shtëpi të fshehura në mes pemëve. Njeriu i parë që takuam atje, ishte një miku im i vjetër.
- Përcaktori me përshtatje i shprehur me mbiemër varet nga gjymtyrë të shprehura me emra a me togfjalësh emëror ose nga gjymtyrë të shprehura me përemrat e pacaktuar me përdorim emëror diçka, kurrgjë, asgjë, gjësendi.
- Në sytë e saj të lodhur ndriti një flakë e lehtë gëzimi. Nga zëri ai kuptoi se kishe ndodhur diçka më e madhe. Nga kjo bisedë ai nuk priste asgjë të mirë.
Përcaktorët me përshtatje të shprehur me përemra kanë një përdorim të kufizuar, sepse shumë prej tyre, duke konkretizuar a duke kushtëzuar rasën, numrin, funksionin a trajtën e emrit, hyjnë në përbërjen e togtjaléshit që funksionon si gjymtyrë fjalie. Kryejnë funksionin e përcaktorit me përshtatje përemrat dëftorë e pronorët, si dhe disa përemra pyetës dhe të përmkmar.
Përcaktorët e shprehur me përemrat ky, kjo, ai, ajo, varen nga giymtyrë fjalie të shprehura edhe me emër të pashquar, edhe me emër të shquar ose me mbiemër a përemër:
- Jehona e këtyre ngjëtjeve u përhap në të katër anët e vendit. Matanë atyre mullarëve ishin fujshat e mbjella me grurë. Unë kisha edhe një qëllim të caktuar që isha shtruar në atë kuvend. Ku shkonte ai me atë sëpatë në dorë ?
- Ti s’e pyete atë vajzën? More si u bë puna e atij shkrimit tim? E gjithë fusha fIinte dhe në atë qetësinë e thellë që vinte pas lodhjes së ditës, ndiiheshin cicërimat e brumbujve të natës. Ky i ardhuri filloi të qepte me shkathtësi pjesën e grisur të opingës. Dokë Trepsanishti mendonte që luftën e fiton ai më trimi. S ‘ka zanat më të mirë se ky yni, thoshte me mburrje plaku. Ata të tjerët s ’Iuajtën nga vendi.
Burimi: Libri Gramatika e Gjuhës Shqipe