A keni ndjerë dhimbje kur u larguat nga qëllimi shumë shpejt, duke e ditur se po të ishit këmbëngulës do të kishit sukses?

Jack Ma, themeluesi i Alibaba, gjithmonë besonte se dita e sotme është e vështirë, por dorëheqja  nuk është zgjidhje.

Ne nuk mund ta bëjmë udhëtimin tuaj të biznesit më të shkurtër ose më pak të vështirë, por mund të ndajmë disa rregulla për suksesin e Jack Ma.

Edukimi tradicional është i rëndësishëm, por jo gjithçka.

Jack Ma këshillon: “Mos punësoni njerëz sipas asaj se cilin universitet kanë kryer, por punësoni në bazë të frymës për të mësuar “.

Asnjëherë mos punësoni në bazë të përmbledhjeve. Shikoni qëndrimin e tyre, nëse i përshtaten kulturës së kompanisë suaj dhe çfarë talentesh mund të sjellin.

Aftësitë janë diçka që  mund të zhvillohen  dhe të stërviten , por pozicioni dhe përputhshmëria me kulturën e kompanisë janë në rend të parë .

Çdo aftësi, nëse dëshiron, mund të zhvillohet. Por ju nuk mund t’i mësoni ata të ndajnë të njëjtat vlera dhe besime që ka kompania juaj. Nuk mund ti mësoni të kenë dëshirë për sukses.

Kërkoni  mundësitë përpara të tjerëve.

Si sipërmarrës, krijoni mundësitë tuaja, por për të qenë një sipërmarrës i mirë dhe vizionar, ju duhet të shihni mundësitë para të tjerëve. Po flasim për Strategjinë e Oqeanit Blu. (Blue Ocean Strategy) . Në punën afariste , ju keni gjetur Oqeanin Blue kur nuk keni konkurrentë dhe ju jeni i vetmi që ofroni diçka në tregun tuaj.

Kur krijoni një oqean blu, keni një avantazh mbi konkurrentët tuaj. Për të arritur këtë, identifikoni atë që nuk është ofruar nga askush tjetër. 

Biznesi është sport ekipor

Pa marrë parasysh sa jeni të talentuar, biznesi nuk është  sport që luhet vetëm.

Si udhëheqës, nuk duhet të kryesh  gjithë punën vet . Detyra juaj është që të keni vizion, të zbuloni se cilat janë drejtuesit më të rëndësishëm në biznesin tuaj dhe pastaj të gjeni anëtarët e ekipit të cilët mund ta kthejnë vizionin tuaj në realitet.

Përzgjedhja e anëtarëve të duhur të ekipit është vendimtare  për suksesin tuaj.

Fokusohuni në vlerat dhe misionin

Jack Ma njëherë u mësoi njerëzve vlerat, misionin dhe profesionalizmin Pastaj, kompania e tij mori më shumë menaxherë dhe udhëheqës krahasuar me startups të tjerë. Me këtë ndryshim, kompania e tij filloi të përmirësohej, Ai beson se duhet punuar  në drejtim të krijimit të vlerës për të tjerët.

Teknologjia dhe produkti ose shërbimi juaj mund të ndryshojnë. Por nëse keni njerëzit e duhur, kulturën e vërtetë, mund të punoni së bashku si një ekip, gjithashtu mund të sjellni inovacion.

Fokusimi  tek klientët dhe njerëzit e ekipit tuaj,  është ajo që e bën kompaninë të rritet.

Ndiqni modelin e biznesit që fokusohet tek konsumatori.

Ju mund të keni dëgjuar për B2C dhe B2B, por Jack Ma mendon se e ardhmja e tregtisë elektronike është C2B, konsumatori për biznes. Fokusi do të jetë fuqia e konsumatorit.

Konsumatorët mund të kërkojnë që gjërat të përshtaten në një shkallë të madhe dhe bizneset duhet të jenë në përputhje me kërkesat e tyre. Konsumatorët tani kanë më shumë kërkesa se kurrë.

Gjithmonë mendoni jashtë kutisë, kërkoni mundësi të reja që do t’ju mbajnë në oqeanin blu. Dhe më e rëndësishmja, dëgjoni klientët tuaj dhe nevojat e tyre. Është përgjegjësia juaj.

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author