Qelizat staminale janë qelizat më të hershme në zhvillimin e organizmit të një individi.
Ndryshe njihen edhe si tullat që ndërtojnë jetën, pasi kanë aftësinë të shndërrohen në lloje të ndryshme qelizash të gjakut dhe të indeve.
Burim i pasur me këtë lloj qelizash është kordoni kërthizor përmes të cilit lidhet nëna dhe foshnja.
Roli i tyre në organizëm është zëvendësimi i qelizave të sëmura apo të dëmtuara.

Momenti i lindjes është çasti i mbledhjes së qelizave staminale.
Procedurë kjo, e cila kryhet nga mjeku obstetër gjinekolog.
Më tej, pas mbledhjes dërgohen në laborator/banka për analiza adekuate, pastaj vendosen në ngrirje të thellë -196 °C.

Transplanti i parë i suksesshëm me qelizat staminale prej gjakut të kordonit u krye në vitin 1988, për trajtimin e Anemisë Fanconi.

Sot, qelizat steminale paraqesin terapi standarde për mbi 85 probleme shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet malinje e serioze të gjakut dhe sistemit imunitar.

Kërkimet mjekësore të kohëve të fundit, janë duke e rritur potencialin për përdorimin e qelizave staminale, për një gamë gjithnjë e më të gjërë të problemeve shëndetsore, duke përfshirë: sëmundjen e Alzhimerit, sidën, diabetin, autizmin, artritin reumatoid, cirozën e mëlçisë, plagosjet traumatike të trurit dhe palcës kurrizore dhe shumë të tjera.

.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author