Energjia gjeotermale u prodhua për herë të parë në vitin 1904 në Larderello, Itali.

Fjala gjeotermale nënkupton nxehtësinë e tokës. Energjia gjeotermale është ujë i nxehtë, avull dhe gazra që përmban kimikate të ndryshme që formohet nga nxehtësia në thellësi të ndryshme në koren e tokës. Temperatura e Tokës gradualisht rritet në thellësi dhe arrin 4200 ° C në qendër. Shumica e kësaj nxehtësie është një mbetje e izotopeve radioaktive. Nxehtësia natyrisht lëviz nga zona e nxehtë në të ftohtë në përputhje me ligjin e dytë të termodinamikës. Me fjalë të tjera, temperatura e Tokës natyrisht ndryshon, nga qendra ku temperatura është më e lartë e deri në sipërfaqen e cila është më e ftohtë.

Sasia e madhe e nxehtësisë që vjen nga qendra e Tokës nuk mund të arrihet praktikisht. Për shkak se nxehtësia kur arrin sipërfaqen e tokës ka temperaturë të ulët. Për fat të mirë, proceset themelore gjeologjike të njohura si pllakat tektonike lejojnë që kjo nxehtësi të përdoret në treg.

Energjia gjeotermale normalisht arrin nga thellësia e tokës në sipërfaqe përmes plasaritjeve dhe zonave të thyera, ose mund të nxirret përmes puseve të shpimit.

Ku përdoret energjia gjeotermale?

Energjia gjeotermale përdoret sot në prodhimin e energjisë elektrike dhe përdoret në kërkesat e duhura të proceseve industriale.

Përdorimi i burimeve gjeotermale bëhet në këto sfera:

  • Prodhimi i energjisë elektrike,
  • Proceset e ngrohjes qendrore, ngrohja serave si dhe proceset tjera të ngrohjes
  • Kërkesat industriale që kërkojnë nxehtësi, siç janë proceset e tharjes
  • Në prodhimin e kimikateve dhe mineraleve si dioksidi i karbonit, plehrat, litiumi, hidrogjeni, etj.
  • Sektori i turizmit siq janë banjat
  • Në temperatura të ulëta (deri në 30 ° C) në akuakulturë,
  • Përdoret në prodhimin e ujit mineral.

Për të përdorur energjinë gjeotermale në  ngrohje ose prodhimin e energjisë elektrike, duhet të zbresim në thellësi nëntoksore 1.5 km ose më shumë. Avulli dhe uji i nxehtë në këtë thellësi transmetohen në tokë nga një numër sistemesh dhe energjia elektrike prodhohet nga sistemi i gjenerimit nga turbinat.

Si prodhohet energjia gjeotermale?

Ekzistojnë 3 lloje të ndryshme të termocentraleve gjeotemale. Këto centrale janë të tipit me avulli të thatë ,  tipi flash dhe tipit binarë. Centralet e tipit me avull të thatë janë një lloj i vjetër i teknologjisë gjeotermale, e cila nxjerr avullin nga thellësitë e tokës dhe prodhon energji elektrike direkt përmes sistemit të gjenerimit nga turbina. Sistemi i tipit flash, sjell ujin nga thellsia me presion të nxehtë dhe të lartë dhe e shndron në ujë të ftohtë dhe me presion të ulët. Avulli i formohet gjatë këtij procesi rrotullon turbinën dhe gjeneron energji elektrike. Në sistemin binar, uji i nxehtë shëndrohet në lëng me temperatur më të ulët se pika e vlimi dhe nga ky avull gjenerohet energji elektrike. Në të ardhmen, shumë termocentrale gjeotermale do të përdorin sistemin binar.

Energjia gjeotermale prodhohet në 20 vende dhe SH.B.A. është prodhuesi më i madh gjeotermal në botë. Në Islandë, një vend i shquar për ujëra gjeotermal, shumë vende banimi  madje edhe pishina nxehen nga uji i nxehtë gjeotermik. Meqenëse Islanda ka të paktën 25 vullkane aktive dhe gejzer, ajo ka potencial të madh në energjinë gjeotermale.

Përparësit e energjisë gjeotermale

Përparësitë kryesore të energjisë gjeotermale janë:

  • Burim i ripërtëritshëm dhe i pastër i energjisë
  • Mund të përdoret në aplikime termike siç është ngrohja në sera, në shtëpi, bujqësi, industri, pasi shkakton afro zero emetimesh.
  • Nuk ndikohet nga ngjarje meteorologjike si era, shiu apo dielli.
  • Përfitimi i energjisë gjeotermale është e lirë dhe e sigurt. Përveç kësaj, ndryshe nga burimet e tjera të energjisë, nevojitet më pak hapësirë për ndërtimin e objektit.
  • Nuk shkakton probleme të tilla si transporti me naftë, qymyr dhe dru.
  • Nuk shkakton ndonjë konsum të karburantit fosil gjatë prodhimit.

Mangësitë e energjis gjeotermale

Megjithëse energjia gjeotermale ka shumë përparësi, disavantazhet e saj nuk mund të injorohen. Disa nga disavantazhet e energjisë gjeotermale janë:

  • Sasi e ulta e lëshimit të sulfurit të hidrogjenit
  • Janë lëngje gjeotermale që përmbajnë sasi të vogla të materialeve toksike
  • Humbja e burimeve gjeotermale me kalimin e kohës.

Përveç disavantazheve të lartpërmendura, humbjet e energjisë në gypa gjithashtu mund të konsiderohen si disavantazh duke pasur parasysh që energjia gjeotermale merret nga thellësitë e sipërfaqes së tokës.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author