Një model i një jahti me gjatësi prej 112 metra, i projektuar për tu drejtuar me hidrogjen të lëngshëm u zbulua javën e kaluar në Monaco Yacht Show, ngjarja më e madhe në botë për superjahte.

Modeli i hollësishëm miniaturë, i paraqitur nga një firmë holandeze e quajtur Sinot Yacht & Architecture Design, është pak më shumë se 112 metra dhe tregon drejtimin novator që po merr industria e superjahteve.

Jahti i quajtur Aqua, do të jetë superjahti i parë që do të punojë me hidrogjen të lëngshëm dhe teknologji të qelizave të karburantit. Emetimi i vetëm i jahtit do të jetë uji, dhe sistemi do të varet nga dy rezervuarë me vakum të mbyllur të cilat kanë kapacitet prej 28 ton hidrogjen të lëngshëm të ruajtur në -253 gradë Celsius.

Aqua, superjahti i gjatë 112 metra është projektuar të funksionojë tërësisht me hidrogjen të lëngshëm, do të punojë me një shpejtësi të lartë prej 32 km/h dhe do të ketë një gamë prej 3.750 milje detare.

Sipas projektuesit, pamja e superjahtit synon ti ngërthej teknologjitë bashkëkohore-futuristike dhe teknologjitë me ndërgjegjshmëri ekologjike.

Dizajneri dhe pronari i Sinot Yacht Architecture & Design, Sander Sinot tha: “Sfida jonë ishte të implementojmë hidrogjen të lëngshëm plotësisht dhe qeliza të karburantit në një superjaht të vërtetë që nuk është vetëm përparim në teknologji, por edhe në dizajn dhe estetikë.”

Superjahti Aqua do të akomodojë 14 të ftuar dhe 31 anëtarë të ekuipazhit e cila do të ketë 2 salla për pritje VIP dhe 4 salla për pritje të zakonshme. Njëkohësisht do të ketë dhe një pishinë me ujëvarë të pafundme dhe një hapësirë të gjerë për pushim.

Përveç disa hapësirave argëtuese dhe ambiente të mbyllura, jahti do të ketë një hapësirë zyrtare ngrënie për 14 persona. Gjithashtu do të ketë edhe qendër për fitnes, dhomë për hidro-masazhë dhe një studio yoga, duke pasqyruar interesin në rritje të të pasurve në mirëmbajtjen shëndetësore.

Dhe për shkak se pronarët e superjahteve i duan “lodrat e tyre”, Aqua gjithashtu do të ketë hapësirë mbajtëse për dy varka dhe tre Jet Ski.

Më poshtë gjendet video e lansuar nga Sinot Exclusive Yacht Design

https://www.youtube.com/watch?time_continue=190&v=fCoU617GJG8&feature=emb_logo

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author