Çdoherë, lëvdata dhe mburrja me “bollshmëri” akademike i ka takuar bibliotekave evropiane, atyre të universiteteve të Kembrixhit, Vjenës, Parisit dhe akademive religjioze të Vatikanit, mirëpo hapja e bibliotekës së re në Turqi, këtyre epërsive, u dha konotacion tjetër.

Këtë të enjte, në qytetin e Ankarasë, hapet një ndër bibliotekat më të mëdha të pjesës aziatike, po edhe të asaj perëndimore, me kapacitete dhe shërbime që tejkalon limitet e deritanishme. Kjo bibliotekë hapet nga direktivat shtetërore të republikës së Turqisë dhe do të jetë në shërbim edhe për hulumtime shkencore dhe kërkime akademike.

Në vazhdim ju paraqesim disa nga kapacitetet që do të ofron kjo bibliotekë:

  • E hapur 24/7;
  • Hapësirë studimi për 5,000 njerëz;
  • Libra dhe tekste nga 100 vende të ndryshme;
  • Literaturë në 134 gjuhë të ndryshme;
  • 550,000 libra elektronik;
  • Dokumente të lashta dhe historike;
  • 4 milion libra me zhanre të ndryshme;
  • 120 milion publikime;
  • Kartel anëtarësimi nga shteti;
  • Biblioteka po ashtu është e pajisur me sigurim kibernetik.

Kupola e bibliotekës u zbukurua me versetet Kuranore:

“Është Ai që ua mësoi pendën. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte.”

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author