Nuk ka asnjë argument aktualisht që COVID-19 transmetohet nga ushqimi.  Rreziku më i madh kur bëhet fjalë për COVID-19 dhe produkteve ushqimore është të qenurit rreth njerëzve të tjerë në dyqan perderisa jeni duke bërë blerje.

A duhet t’i mbaj ushqimet e mia në garazh ose jashtë shtëpisë për 3 ditë?
Kjo është shumë qesharake. Me të vërtetë do të lini qumështin tuaj, akulloren tuaj, mishin tuaj jashtë për tre ditë? Kjo tingëllon si një recetë perfekte me të cilën mund të helmoni organizmin tuaj, ose të paktën të rrethoni shtëpinë tuaj me ushqim të prishur.
Ajo e cila i shtyn njerëzit pas këtij veprimi është fakti që virusi neutralizohet ngadalë në temperaturën e dhomës, për një periudh kohore rreth tetë orësh. Por kjo këshillë supozon se të gjitha sendet ushqimore janë të kontaminuara dhe se thjesht prekja e sendeve ushqimore do t’ju bëjë të sëmurë apo të infektuar, asnjëra prej të cilave nuk është e vërtetë.

A duhet vërtetë të dezinfektoj të gjitha produktet ushqimore dhe gjithçka që blejmë?
Kjo është një këshillë tjetër që nuk ka asnjë bazë shkencore. Nëse jeni të shqetësuar për kontaminimin e jashtëm të paketave ushqimore, unë sugjeroj që të lani duart tuaja dhe t’i dezinfektoni ato para se të uleni për të ngrënë ndonjë ushqim që mund ta keni marrë nga ato pako apo produkte ushqimore. Larja e duarve para se të hash është një praktikë e mirë edhe kur nuk jemi në një pandemi!

Larja e produkteve të freskëta me sapun?
Sapuni nuk duhet të përdoret absolutisht për të larë ushqimin. Sapuni nuk është i dizajnuar për ushqim, ai mund të shkaktojë nauze, të vjella dhe diarre nëse gëlltitet. Rekomandimet e tanishme nga ekspertë shkencorë, këshillojnë përdorimin e ujit të ftohtë për të larë frutat dhe perimet e freskëta.

A është i rrezikshëm përdorimi i qeseve apo çantave të ripërdorshme?
Shumë njerëz përdorin çanta të ripërdorshme si një zgjedhje e përgjegjshme për zvogëlimin e ndotjës së ambientit nga qeset e zakonshme të plastikës.
Ndërsa është teorikisht e mundur që një qese e ripërdorshme të jetë në kontakt me mikrobe të ndryshme përfshirë edhe koronavirusin gjatë kohës që ndodhemi në shitore. Këshilloj, dhe është një praktikë e mirë (madje edhe para kohërave të pandemisë) të lani qeset tuaja të ripërdorshme në intervale kohore të rregullta dhe që ti mbani ato në makinë, kështu që t’i keni ato të gatshme për herën tjetër kur të bëni pazar. Ju gjithashtu duhet të lani duart pasi të keni përfunduar largimin e të gjitha sendeve ushqimore.

Çfarë mund të bëj për të ulur mundësinë e infekektimit gjatë kohës së blerjës?
Shumë dyqane ushqimore ofrojnë dezinfektues në çdo hyrje, ide e cila është e shkëlqyer, dhe klientët duhet të përfitojnë prej tyre nëse janë të disponueshëm.
Këshilla ime tjetër është të krijoni një listë dhe të dini saktësishtë se çfarë dëshironi, dhe të lëvizni shpejt dhe me efikasitet nëpër dyqan, duke zgjedhur artikujt në listën tuaj duke qëndruar në një distancë të sigurt nga blerësit tjerë (për afërsisht 1,8 m).
Në fund pasi të ktheheni në shtëpi dhe të keni përfunduar vendosjen e gjitha produkteve ushqimore në vendet e tyre, i ktheni qeset tuaja të ripërdorshme në makinë, hyni në shtëpi dhe dezinfektoni duart tuaja përsëri.

PËRGATITI DHE PËRSHTATI:
WWW.STUDENTET.MK

About Author