Analisti i Apple, Ming-Chi Kuo është rikthyer përsëri me më shumë zëra për lëshimin e produkteve, këtë herë duke u përqëndruar në sipërmarrjen e gjigantit të teknologjisë në realitetin e shtuar me një palë syze digjitale, si dhe dy modele të reja iPad.

Sipas Kuo-së, syzet e ardhshme të kompanisë Apple, të quajtur Apple Glasses, do të lëshohen qysh në vitin 2022, një pretendim i mbështetur nga DigiTimes dhe The Information. Informacioni në lidhje me këtë sipërmarrje të re është i pakët tani, por ekspertët e industrisë presin që teknologjia e re të ngjasojë kryesisht me kufjet e Oculus Quest të Facebook-ut, porse me një dizajn më të butë duke përdorur materiale të lehta dhe pëlhura për të shtuar rehatinë kur i mbajmë veshur për një periudhë më të gjatë.

Përveç syzeve të reja të AR, Kuo gjithashtu thotë se gjigandi i teknologjisë Apple, do të lansojë dy modele të reja iPad, të përbërë nga një iPad 10,8 inç dhe një iPad Mini 8,5 inç, një azhurnim i madhësisë nga iPad-i aktual 10,2 inç dhe iPad Mini 7,9 inç.

Duke u adoptuar me strategjinë e fundit që përdori Apple me nxjerrjen në shitje të iPhone SE me një çmim më të ulët se sa zakonisht, poashtu edhe produktet e reja do të jenë me çmime më të përballueshme për konsumatorët e Apple.

Përgatiti dhe përshtati:

WWW.STUDENTËT.MK

About Author