Një ditë nga ditët një pasanik ia dorëzoi një të varfrit një shportë të mbushur me ushqim të prishur. I varfëri nga ky gjest i pasanikut u buzëqesh dhe u largua nga pallati me shportën në dorë. Pastaj e zbrazi atë nga gjërat që kishte në të dhe fllloi ta pastronte.

Pasi që e pastroi, në të vendosi trëndafila me bukuri të rrallë dhe me erë të mirë, dhe u kthye në pallat dhe ia dorëzoi pasanikut.

Pasaniku nga ky gjest u habit dhe e pyeti:

-Pse kur unë ta dorëzova shportën me mall të prishur, ti ma ktheve me trëndafila të bukura?!

I varfëri iu përgjigj:

-Çdo njeri e jep atë që e ka në zemër!

Irfan Jahiu

STUDENTET.MK

About Author