Çfarë e bën një sipërmarrës të suksesshëm?  Disa njerëz besojnë se kjo është risia. Sidoqoftë, të qenit inovator ndihmon, por nuk është faktori vendimtar për sukses.

Ndoshta qasja deri te kapitali? Është e vështirë të fillosh një biznes nëse nuk ke para për të filluar . Edhe nëse është  ashtu ,ekzistojnë shumë start -up  të ciët mezi se kanë mbijetuar vitet e para të tyre.

Aftësitë menaxheriale? Jo. Sipërmarrësit janë të njohur për shpërthimet e tyre dhe vetëm disa kanë durim për të mentoruar punonjësit.

Ekziston një dhe vetëm një gjë që çdo sipërmarrës i mirë duhet ta ketë absolutisht – guximi.

Guximi është shumë i rrallë në botën . Studime të shumta kanë treguar se njerëzit e vlerësojnë sigurinë më shumë se çdo gjë tjetër. Shumica e njerëzve janë të gatshëm të tolerojnë pothuajse çdo gjë – një martesë të keqe, një shef të tmerrshëm, një punë që e urrejnë – vetëm nëse i bën ata të ndihen më të sigurt.

Por sipërmarrësit nuk janë të tillë.

Duhet guxim për të lënë punën e parashikueshme të korporatës.

Duhet guxim për të marrë rrezikun e dështimit.

Duhet guxim për t’i kthyer ëndrrat në realitet.

Duhet shumë guxim për të dorëzuar drejtimin kur kompania do të ju avanson dhe ju nuk mund ta menaxhoni më atë.

Kjo është arsyeja pse sipërmarrësit janë heronj në botën tonë moderne, shkruan Inc.com.

Përgaditi dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK

About Author