Ekzistojnë një sërë të dhënash të cilat më së miri vërtetojnë dëshminë e ekzistimit të shpirtit jo-fizik, por një numër i madh njerëzish-kundërshtues-mundohen të hedhin dyshim se si ka mundësi shpirti të përshtatet në të kuptuarit tonë shkencor të ndërgjegjes.
Si funkcionon kjo? Ku ështëe vendosur ajo? Si bashkëvepron me vetëdijen? Fatmirësisht, tani, ne kemi një korrnizë teorike që shpjegon ekzistencën e shpirtit, madje edhe të jetës pas vdekjes.
Shpirti është informacion kuantik
Sipas dr.Stjuart Hamerof, profesor univerzitar në Arizona, një përv ojë a ashtuquajtur afër-vdekjes ndodh kur informacioni kuantik që vendqëndrimin e ka në sistemin nervor lë trupin dhe zhduket në univers. Dr.Hamerof ofron një shpjegim alternativ të vetëdijes e cila ndoshta mund ti tërheq mendjen racionale shkencore dhe intuitën personale.
Sipas dr.Stjuart dhe fizicientit anglez Sër Roxher Penrouz vetëdija qëndron në mikrotubulat e qelizave të trurit, të cilat janë vendet kryesore të përpunimit kuantik. Pas vdekjes, ky informacion lirohet nga trupi juaj, që nënkupton se edhe vetëdija largohet me të. Ata argumentohen se përvoja ynë e vetëdijes është rezultat i efekteve kuantike të gravitetit në këto mikrotubula, teori të cilën e quajtën reduktim i orkestruar objektiv (Orch-Or).
Vetëdija, apo së paku proto-vetëdija, është teorizuar nga ana e tyre me qëllim që të jetë pronë bazë e universit, e cila ka ekzistuar që në momentin e parë të Big-Bengut (fillimi i universit). “Në një skemë të tillë, përvoja e vetëdijes është pronë bazë e realitetit fizik i arritshëm tek procesi kuantik me aktivitetin e trurit.”
Shpirtërat tanë , në fakt , janë krijuar nga struktura bazë e universit-dhe ka mundësi të kenë ekzistuar që nga fillimi I kohës. Truri ynë është vetëm pranues dhe përforcues për proto-vetëdijen e cila është thelbësore për strukturën hapësirë-kohë. Pra, a ka mundësi të ekziston një pjesë e juaj jo-materialistike edhe pas vdekjes së trupit tuaj fizik?
Çfarë ndodh pas vdekjes së trupit tonë
Dr.Hamerof tha për një dokumentar në kanalin shkencor Through WarmHole: “Le të themi se zemra pushon së rrahuri, ndalon qarkullimi i gjakut, mikrotubulet humbin gjendjen e tyre kuantike. Informacioni kuantik në brendësinë e mikrotubules nuk shkatërrohet, nuk ka mundësi të shkatërrohet, ajo vetëm shpërndahet nëpër univers në përgjithësi.
Nëse pacienti ringjallet, ky informacion kuantik mund të kthehet tek mikrotubulet dhe ai të thotë: “Unë pata një përvojë afër vdekjes”.
Ai shton: “Nëse ato nuk ringjallen, dhe pacienti vdes, ka mundësi që ky informacion kuantik të ekzistojë jasht trupit, ndoshta përjetësisht, si një shpirt.”
Kjo llogari e vetëdijes kuantike shpjegon gjëra të tilla si përvoja pranë-vdekjes, projeksione astrale, jasht përvojave të trupit, madje edhe rimishërim (e cila konsideroj se është prova më e fortë shkencore e ekzistimit të shpirtit) duke mos pasur nevojë ti kthehemi ideologjive fetare.
Në krye të dëshmive anekdotike, argumenteve filozofike dhe argumenteve shkencore, kemi edhe një korrnizë teorike që mund të strehojë ekzistencën e shpirtit.
Energjia e vetëdijes tuaj largohet nga trupi fizik në momentin e vdekjes, njëjtë sikur një pianist largohet nga karrikja afër pianos së tij. Më pas se ku shkon informacioni kuantik pas largimit nga trupi pas vdekjes është lëndë e mëtejme diskutimi shkencor.

 
Përgatiti dhe përshtati
STUDENTET.MK

About Author

Admin_S