Të gjitha punimet shkencore janë të përpiluara duke u bazuar në numrin e madh të llogaritjeve, në të cilat kërkohet saktësi e përpiktë. Për shkak të këtyre llogarive shumë të gjata, shumë punime shkencore janë vonuar mjaftë derisa nuk janë përfunduar. Algoritmet efektive për zgjedhjen e problemeve të hasura nuk janë shfrytëzuar për shkak të llogaritjeve të gjata. Paraqitja e kompjuterëve mundësoi që të parashtrohen dhe të zgjidhen problemet që më parë nuk kanë mundur që të përfundohen, sepse llogaritjet do të kërkonin kohëzgjatje tejet të madhe. Zhvillimi i matematikës numerike u mundësua me zhvillimin e kompjuterëve.

 

Shkencat teknike paraqesin fushë të gjerë të aplikimit të kompjuterëve, sepse në këto shkenca  shfrytëzohet mjaft shumë matematika dhe relacionet matematikore. Në elektronikë, aplikimi i  kompjuterëve është me rëndësi parësorë. Gjatë projektimit dhe llogaritjes së elementeve elektronike të ndryshme kompjuteri është i pazëvendësueshëm. Kompjuterët përdoren në postë për zgjedhje të rrugëve optimale për realizimin e lidhjes. Po ashtu kompjuterët aplikohen edhe për Iidhjet telekomunikuese me satelitët.

 

[vazhdon…]

Burimi:Libri Bazat e Informatikës

 

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S