Arkitektura e orientuar kah shërbimet (serviset) është qasje ndaj inxhinierimit të softuerit ku shërbimet e ripërdorshme, të standardizuara janë blloqe themelore të ndërtimit për sisteme aplikative.

Interfejsat e shërbimeve mund të definohen në një gjuhë të bazuar në XML të quajtur WSDL. Një specifikacion WSDL e përfshin definicionin e llojeve dhe operacioneve të interfejsit, protokollin lidhës të përdorur nga shërbimi dhe lokacionin e shërbimit.

Shërbimet mund të klasifikohen si shërbime vegla që ofrojnë funksionalitet me qëllim të përgjithshëm, shërbime biznesore që implementojnë pjesë të një procesi të biznesit, apo shërbime të koordinimit që e koordinojnë ekzekutimin e shërbimeve tjera.

Procesi i inxhinierimit të shërbimeve e përfshin identifikimin e shërbimeve kandidat për implementim, definimin e interfejsit të shërbimit dhe implementimin, dhe testimin dhe instalimin e shërbimit.

Interfejsat e shërbimit mund të definohen për sisteme të vjetra softuerike që vazhdojnë të jenë të dobishme për një organizatë. Funksionaliteti i sistemit të vjetër mund të ripërdoret pastaj në aplikacione tjera.

Zhvillimi i softuerit duke përdorur shërbime bazohet rreth idesë se programet krijohen duke kompozuar dhe konfiguruar shërbime për të krijuar shërbime të reja kompozite.

Modelet e proceseve biznesore i definojnë aktivitetet dhe shkëmbimin e informatave që ndodh në një proces biznesor. Aktivitetet në procesin biznesor mund të implementohen nga shërbimet ashtu që modeli i procesit biznesor e paraqet një kompozim të shërbimeve.

Burimi: Ian Sommerville, Inxhinierimi i softuerit

WWW.STUDENTËT.MK

About Author