Gjigantët e teknologjisë Baidu dhe Huawei formuan partneritet ku do ti bashkojnë metodat më të avancuara të Baidu me gjeneratën më të re të çipeve me Intelegjncë Artificiale. Platforma për “Deep Learning” e Baidu, PaddlePaddle dhe çipet Kirin të Huawei do të jenë kombinimi për shfrytëzimin maksimal të fuqisë së Inteligjencës Artificiale që të ju ofrojnë shfrytëzuesve aplikacione më të “zgjuara” dhe më të shpejta.

Marrëveshja për bashkëpunim në sferën e Inteligjencës Artificiale është si rezultat i partneritetit strategjik mes dy kompanive i nënshkruar ne vitin 2017. Në konferencën për Inteligjencë Artificiale të Baidu u prezantua çipi për procesim të zërit i quajtur Honghu dhe kryesisht do të shfrytëzohet për bashkëveprim mes njeriut dhe kompjuterëve në automobilat dhe Smart pajisjeve.

Baidu gjithashtu paralajmëroj partneritet me prodhuesit e automobilave Geely për vozitje automatike, aplikacione të zgjuara për shtëpi dhe e-tregti. Baidu vitet e fundit i rriti investimet ne sferën e Inteligjencës Artificiale duke përfshirë edhe Smart altoparlantë dhe vozitje automatike. Kompania paralajmëroj se flota prej 300 automobilave me sistem autonom do të testohet në rrugët e 13 qyteteve.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author