Kur përmendim fjalën “e dhënë” kemi të qartë domethënien e sajë, por përmbajtja e saj
ndryshon mvarësisht nga rasti në të cilin përdoret ajo.

Një definicion thotë se:
E dhënë është çfardolloj shkronje, numri apo simboli apo kombinim shkronjash, numrash
dhe simbolesh pa ndonjë domethënje të veçantë.
E dhënë është edhe tingulli i ziles së shkollës që lajmëron fundin e orës së mësimit.
Figura e pirunit dhe thikës në shenjën e komunikacionit, si dhe figura e dëgjueses të
telefonit në vende të dukshme janë të dhëna, siç është e dhënë edhe filmi vizatimor para
ditarit televiziv të mbrëmjes

Informata është e dhënë që shfrytëzuesit i shërben gjatë sjelljes të ndonjë vendimi. Për
dallim nga e dhëna, informata ka rëndësi për marrësin pasiqë ajo rrit njohuritë e tij. Një
definicion për Informatën do të ishte:
Informata paraqet një bashkësi të të dhënave, kuptimeve ose shenjave të cilat pranuesit ia
zvogëlojnë ose ia eliminojnë papritshmërinë dhe pacaktueshmërinë dhe e cila mundëson
veprimin duke bërë zgjedhjen më optimale nga ngjarjet e mundshme me qëllim të ngritjes
së kapacitetit të njohurive njerëzore për ngjarjen e zgjedhur.

E dhëna se çmimet në Durrës janë më të ulta se në Ulqin është informatë për njeriun që
aktualisht vendos ku do të kalojë pushimin veror. Për të tjerët kjo e dhënë mund të jetë
(jo) interesante. E dhëna se koha nesër do të jetë e bukur (ose me shi) nuk është
informacion për dikë që nuk del nga shtëpia, por për bujkun është informacion shumë i
rëndësishëm. Fjala informatë rrjedh nga fjala latine informatio, që në gjuhën shqipe i
përgjigjet fjala lajmërim (lajm).

Burimi:Libri “Bazat e Informatikës”

About Author

Admin_S