Variablat
Variablat janë mbajtës të vlerave të të dhënave. Vlera e një programi do të ndryshojë gjatë programit. Për deklarimin e variablave përdoret fjala kyçe var : var x = 100; Në shembullin e mësipërm variablës x i jepet vlera 100.
JavaScript është case sensitive.
Për shembull, variabla emri dhe Emri, janë dy variabla të ndryshme.
Shenja e barazimit
Në JavaScript, shenja e (=) quhet operatori “dhënies së vlerave” dhe jo barazimit . Për shembull, x = y ku x-it i jepet vlera e y . Një variabël mund të deklarohet pa dhënie vlere.
Përdorimi i Variableve
Dhënia e vlerës 100 variablës x.
var x = 100; document.write(x);
Output:
Çdo instruksion JavaScript ndahet me pikëpresje.
Emërtimi i variablave
Emrat e variablave JavaScript janë case-sensitive. Për shembull: var x = 100; document.write(X);
Ky kod nuk do të japë asnjë output perderisa x dhe X janë y variabla të ndryshme. Rregullat e emërtimit të variablave në JavaScript:
– Karakteri i parë duhet të jete një shkronjë, një underscore (_), ose një shenjë dollari ($). Karakteret e tjera mund të jenë shkronja, numra, underscore, ose shenja dollari.
Tipet e të dhënave
Termi tipe të dhënash i referohet tipit të vlerës së një variable. Variablat JavaScript mund të mbajnë disa tipe të dhënash, si numbrat, stringjet, matricat, dhe shumë më tepër. Ndryshe nga gjuhët e tjera të programimit, JavaScript nuk bën ndarje midis llojeve të ndryshme të numrave si : integers, short, long, floating-point, etj. Numrat në JavaScript mund të shkruhen me ose pa presje.
Stringjet
Stringjet në JavaScript shkruhen për manipulimin e tekstit. Stringjet janë fjalë që shkruhen me thonjëza teke ose dyshe. var titulli= ‘JavaScript’; var fjali = “Une mesoj JavaScript”;
Boolean
Vlerat Boolean-e në JavaScript, mund të marrin dy vlera true ose false. Këto lloj vlerash përdoren kur mjafton që variablat të kenë dy vlera, si Po/Jo, On/Off, True/False.