HTML-ja është e kufizuar në shfaqjen e tekstit, duke qenë vetëm statike. Për t’i shtuar veçori, duhen përdorur gjuhë të tjera, të tilla si, gjuhët e skriptimit. Një gjuhë skriptimi është një gjuhë programimi e thjeshtuar dhe e interpretuar. Me gjuhë të interpretuar do të kuptojmë atë gjuhë, skriptet e së cilës ekzekutohen pa pasur nevojë që të kompilohen paraprakisht.

Script-et në website ekzekutohen si në anën klient dhe në anën server. Ana client-side e një website-i i referohet browserit që do ta shoh atë. Ana server-side e një website-i i referohet serverit që do ta hostojë atë. PHP, Ruby on Rails, ASP.NET janë gjuhët më popullore server-side. Ato quhen gjuhët server-side sepse ekzekutohen në serverin që hoston website-in dhe jo në kompjuterin e përdoruesit. JavaScript është gjuhë skriptive Client Side. JavaScript ekzekutohet në kompjuterin tuaj pasi në browser ngarkohet faqa web që përmban atë.

JavaScript mund të shkruhet brenda një dokumenti HTML. Në HTML, kodi JavaScript duhet të shkruhet brenda tageve <script> dhe </script>.  Këto tage mund të shkruhen brenda tageve body dhe head të HTML-s, Scriptet JavaScript shkruhen brenda tageve <body>, Rekomandohet vendosja e tageve script në fund të tageve <body> .

Një JavaScript  shembull për të printuar në browser “Unë po mësoj JavaScript!”

<html>
<head> </head>
<body>
<script>
document.write(“Une po mesoj JavaScript!” );
</script>
</body>
</html>

Output:

Funksioni document.write() shkruan një string në dokumentin HTML.

Tagu <script> merr dy atribute, language dhe type, të cilat specifikojnë tipin e script-it dhe gjuhën:
<script language=”javascript” type=”text/javascript”> </script>
Në shembullin e mëposhtëm , ne krijojmë një dritare alert brenda scripteve duke përdorur funksionin alert().

<html>
<head>
<title></title>
<script type=”text/javascript”>
alert(“Kjo është një dritare alert!”);
</script>
</head>
<body>
</body>
</html>

Output:

 

Komentet në JavaScript

Për shpjegimin e pjesëve të caktuara të kodit përdoren komentet. Ato shkruhen pas //, ose midis /* dhe */.  Komentet injorohen nga browser-at dhe nuk ekzekutohen. Komentet e vetëm një rreshti shkruhen pas //,  Çdo gjë ju shkruani midis /*dhe */ do të konsiderohet koment shumë rreshtësh.

<script>

// Ky është koment i një rreshti

/* Ky kod
krijon nje
dritare alert
*/
alert(“Kjo eshte nje dritare alert!”);

</script>

Output:

 

Përktheu dhe përmblodhi

STUDENTET.MK

About Author