Blockchain ka potencialin për të transformuar botën tonë. Ekspertët këmbëngulin se teknologjia është “më e madhe se e internetit”, por ne mund të marrim frymë thellë para se të vendosim çdo gjë nga paratë tona e deri tek të dhënat tona shëndetësore në teknologjinë blockchain. Sipas një studimi të ri, teknologjia nuk është pothuajse aq e sigurt sa menduam.
Nëse kthehemi në vitin 2009, Bitcoin vendosi revolucionin blockchain në lëvizje duke i dhënë dy palëve kudo qofshin ato një mënyrë për të transferuar paratë shpejt dhe të sigurt.
Disa blockchain, më së shumti Ethereum, e shfrytëzojnë Bitcoin-in në nivelin e ardhshëm duke përfshirë kontrata të zgjuara (smart contracts), të cilat automatizojnë procesin.
Për shembull, le të thuhet se dëshironi të blini 10 token ether, por vetëm nëse çmimi bie nën 600$ për token. Kontratat e zgjuara janë krijuar për të kryer veprime specifike kur hasin në një situatë të caktuar, kështu që mund të vendosni një për të blerë 10 ether kur çmimi të bjerë.
Kontratat e zgjuara janë thelbësore për industritë jashtë financave që dëshirojnë të përfitojnë nga teknologjia blockchain. Për shembull, nëse sistemet e kujdesit shëndetësor dëshirojnë të vendosin shënimet mjekësore në një sistem blockchain, mund të përdorin kontrata të zgjuara për të siguruar që vetëm mjekëve t’u jepet qasje.
Ndërsa të gjitha duket e mirë në teori, ka disa lajme të këqija: një ekip ekspertësh të informatikës nga Universiteti Kombëtar i Singaporit dhe Kolegji Universitar në Londër publikuan një studim që detajon një numër të habitshëm të të metave të sigurisë në kontratat e zgjuara.
Grupi analizoi rreth një milion kontrata të zgjuara duke përdorur një mjet të ndërtuar të quajtur MAIAN. Ekipi po kërkonte për kontrata që sulmuesit mund të manipulonin për të mbyllur fonde për një kohë të pacaktuar ose të detyrojnë të rrjedhin fondet rastësisht dhe shumë akte tjera në dëm të njeriut.
Mjetet e tyre të analizës shënuan 34.200 kontrata. Ekipi pastaj analizoi me dorë 3,759 kontrata dhe gjeti se mund të shfrytëzonin dobësitë në 3,686 prej tyre.
Përcaktimi se afërsisht 3.4 përqind e kontratave të zgjuara mund të jenë të ndjeshme ndaj sulmuesve paraqet një përqindje të madhe. Sigurisht, teknologjitë e centralizuara që aktualisht i përdorim për të menaxhuar financat tona dhe të dhënat e tjera të rëndësishme nuk janë të pamposhtura. Megjithatë, nëse do të kalojmë rreth gjitha problemeve të tranzicionit në një ekonomi dixhitale të mbështetur nga blockchain, ndërtimi i një sistemi më të mirë për ruajtjen e të dhënave nuk mjafton.
Duhet të përpiqemi të ndërtojmë një sistem më të mirë. Përdorimi i mjeteve si MAIAN për të ekspozuar dobësitë aktuale është një vend i mirë për të filluar.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK