Të gjithë pothuajse kemi dëgjuar për këtë teknologji dhe shumica prej nesh e përdorin por për sa i përket historisë dhe evoluimit të tij shumë pak persona e dinë.

GPS në anglisht ( Global Positioning System ) që në shqip përkthehet Sistemi Global i Pozicionimit.

Historiku i GPS:

Siç e dimë shumica e gjërave teknologjike si fillim janë përdorur nga Ushtria Amerikane dhe me kalimin e kohës është ofruar dhe për publikun e gjerë duke futur këtu dhe GPS. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes më 1968 bëri nismën e parë për zhvillimin e kësaj teknologjie të përbërë nga disa satelitë në orbitën e tokës. Por duhej akoma edhe një 5 vjeçar deri më 1973 ku filloi dhe ndërtimi i sistemit që në fillim ishte vetëm për qëllim ushtarak. Por gjithsesi në vitin 1978 u lëshua sateliti i parë me natyrë lokalizuese. Por më 1983 ai u vendosë dhe për përdorim civil nga një sulmi i kryer kundër një avioni Korean në hapësirën qiellore Sovjetike. Në vitin 1991 SHBA-ja lëshojë sinjalin e sistemit për përdorim i quajtur fillimisht SPS (Standard Positioning System ) ose ndryshe Sistemi Standard i Pozicionimit por që për arsye sigurie qëllimisht tregonte të dhëna jo të sakta në krahasim me atë ushtarak. Por me kalimin e kohës SPS-ja u zëvendësua me fjalën që njihet dhe sot GPS. Megjithëse si fillim GPS u përdorë për qellime ushtarake ai mund të ishte dobiprurës edhe për civilët, për këtë arsye presidenti Amerikan Bill Klinton në vitin 2000 me një dekret vendosi që sistemi të përdorej dhe për publikun e gjerë. Deri më atë kohë sistemi gabonte 100-150 metra por nga atëherë ai gabon me më pakë se 10-15 metra dhe bëhen akoma përmirësime.
Dhe tani janë 30 satelit që qarkullojnë në orbitën e tokës për të dhënë informacione sa me të saktë. Një satelit ecën me një shpejtësi tepër të madhe sa brenda 24 orësh i bie tokës 2 herë rrotull dhe me një saktësi tepër të madhe.

Përmblodhi dhe përshtati:

WWW.STUDENTET.MK

About Author