Në anglisht, fjala “bond” i referohet etimologjisë së “të lidh”. Në kuptimin e “një instrumenti që detyron një  t’i paguajë një shumë tjetrit”. Përdorimi i fjalës “obligacion” daton prej vitit 1590.

Obligacioni është letra me vlerë me të cilën emetuesi merr përsipër që poseduesit të  obligacionit, d.m.th. do t’i paguajë personit të shënuar në obligacion me një shumë të vetme ose me këste, pra anuitete, në ditën e caktuar, shumën e vlerës nominale dhe interesin.

Pagesat e interesit mund të ndryshojnë gjatë jetës së obligacionit. Si botues paraqiten të obligacioneve paraqiten shteti, komunat dhe kompanitë. Obligacionet me maturim më të vogël se 1 vit quhen afatshkurtër, kurse obligacionet me maturim më shumë se 1 vit quhen afatgjata.

Obligacioni është një titull borxhi afatgjatë, me të cilin emetuesi merr përsipër t’i paguajë pronarit të obligacionit, një herë ose me këste, në ditën e caktuar, shumën e vlerës nominale të obligacionit dhe interesin.

Llojet e obligacioneve

Një obligacion mund të jetë i siguruar ose i pasiguruar, të mbajë interes fiks ose të ndryshueshëm, të jetë pa interes, mund t’i japë mbajtësit të drejtën për interes ose pagesë në këste të paracaktuara, mund të shlyhet nga çdo palë sipas kushteve të caktuara ,ose mund t’i japë mbajtësit të drejtën e konvertimit të obligacionit në një lloj tjetër letre me vlerë të emetuesit.

Obligacionet shërbejnë për të siguruar një burim shtesë financimi për emetuesin. Shpesh, këto fonde të marra nga emetimi i obligacioneve shërbejnë për financimin e projekteve dhe programeve të veçanta ose objekteve, të ardhurat e të cilave përdoren më tej për të shlyer obligacionet e maturuara. Obligacionet janë të ngjashme me kredinë si një formë e veçantë e huamarrjes.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author