Wifi është një fushë energjetike që zakonisht transmetohet në formën e valëve. Këto valë kanë një distancë dhe lartësi të caktuar dhe udhëtojnë në një shpejtësi të caktuar.
Wifi ka një grup të veçantë transmetimi që e bën të vështirë që sinjalet tjera ta ndërpresin atë. Kjo ndodh për shkak se distanca midis valëve të wifi-së është më e shkurtër se ajo e valëve të radios dhe më e gjatë se ajo e mikrofonëve. Në foton e mësipërme ajo tregon të dhënat e wifi-së që transmetohen mbi një grup të ndarë në disa nën kanale të ndryshme, të përfaqësuara nga ngjyra e verdhë, e kuqe, jeshile dhe të tjera.
Pulset e wifi-së paraqiten nga sferat shumëngjyrëshe që rrezatojnë nga burimi i cili është afër anës së djathtë të fotos. Transmetuesi i wifi-së në esencë është një antenë që është e pajisur me protokole transmetimi që zakonisht e ndan grupin e frekuencave në segmente të shumta, të njohura si kanale. Të dhënat transmetohen mbi çdo kanal dhe mund të dërgohen dhe të pranohen në sasi të mëdha dhe me një shpejtësi më të madhe. Ngjyrat portokalli, të verdha, të kuqe dhe ngjyrat tjera janë përdorur për të treguar kanalet e padukshme të wifi-së që kontribuojnë në krijimin e wifi kanalit të përgjithshëm. Fushat e wifi-së janë zakonisht elipsoide ose sferike dhe mund të zgjaten rreth 20-30 metra.
Valët e wifi-së udhëtojnë shpejtë si valë e të dhënave të koduara ose si pulset që udhëtojnë në hapësirë. Nëse do t’i kishim ngrirë valët e wifi-së ato do të ishin çdo 15 centimetra larg njëra tjetrës. Ruterat e wifi-së janë antena që dërgojnë të dhëna në të njëjtën kohë dhe në frekuenca të ndryshme. Të dhënat e dërgohen prej këtyre frekuencave dhe më pas sillen vorbull në hapësirë.
Antenat ose ruterët zakonisht janë të vendosur në ndërtesa, drunj,shtëpi dhe struktura tjera. Ruterët që gjinden jashtë në natyrë janë në gjendje të transmetojnë sinjale deri në 300 metra ose ndonjëherë edhe më shumë nga vendndodhja e tyre. Disa objekte si drunjtë pengojnë sinjalet e wifi-së dhe shumë ruterë të wifi-ve duhet të vendosen në pozicione të ndryshme për t’u shmangur nga ky problem.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK