Këtë javë janë publikuar të dhënat e tregut global të telefonave të mençur si dhe për smartfonin më të shitur të vitit të kaluar. Në bazë të këtyre të dhënave në listën e smartfonëve më të shitur dominojnë telefonat e Apple. Modeli më i shitur është iPhone X, interesante është se edhe tre modelet e rradhës me shitje më të madhe janë modelet e iPhone.

Do të thotë pas iPhone X vjen  iPhone 8, iPhone 8 Plus si dhe modeli i prezentuar qysh ne vitin 2016 iPhone 7. Pas telefonave të Apple vijonë Redmi 5A, kombinim i telefonave të Apple dhe Samsung – iPhone XS Max dhe Galaxy S9, iPhone XR dhe Galaxy S9 Plus.

Përveç  smartfonëve më të shitur vitin e kaluar, ishin të prezentuara edhe të dhënat e shitjeve për kuartalin e parë të  kompanive në tregun global. Samsung vazhdon të mbaj vendin e parë me 23,1% të tregut edhe pse selia në  Koren e Jugut hasi rrënie prej 8% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2018 dhe kishte shitje prej 72 milion smartfonëve.

Huawei mban fort vendin e dytë me rritje të porosive prej 50%, në tre mujorshin e parë kishte 19% të tregut dhe shitje të 59 milion smartfonëve. Apple kishte shitje të 36 milion smartfonëve që nënkupton rrënie prej 30% dhe përfshin vetëm 11,7% të tregut global. Në rrënie të shitjeve prej 10% ishte edhe Xiaomi i cili ndodhet në vendin e katërt  me shitje prej 25 milion smartfonëve dhe përfshirje prej 8% të tregut global, dhe pas saj vijojnë dy kompanitë kineze Vivo dhe Oppo.

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author