Dallimi mes viruseve dhe malware-ve.

Në ditët e sotme shumë prej nesh flasin më tepër për malware (sistem i cili shkakton dëmtime në kompjuterin tuaj ose sistemin kompjuterik) dhe spyware (është sistem i cili mundëson mbledhjen e informatave të personave ose organizatave të caktuara, pa dijenin e tyre) sesa për viruset.

A keni menduar ndonjëherë se çka pikërishtë janë të gjitha këto?

Duke filluar me kuptimin se çka është virusi, ne do të fillojmë me qartësimin biologjik të fjalës.
Viruset biologjike janë ato që ju bëjnë të sëmurë. Ata injektojnë kodin e tyre në këtë rast ADN-në ose ARN-në në një qelizë pritëse si mjet riprodhimi, ky kod shkakton qelizën për të bërë një ton kopje të virusit dhe së fundi shpërthen për ti dërguar viruset e reja kudo.
Viruset kompjuterike veprojnë në mënyrë të njgajshme si parimi i viruseve në organizëm përveç disa forma të malware-ve të cilët janë plotësisht të ekzekutueshëm.

Viruset janë të prirur të përmbajnë pjesë të vogla të kodit që përzihen me programet ose file tjera dhe ato kopjohen vetëm atëherë kur kushtet janë të plotësuara. Pra, ato mund të ekzekutohen në një datë dhe orë të caktuar duke hapur programe të caktuara madje edhe të sulmojnë ndonjë sasi të caktuar të hapësirës së memories. Pasi të ekzekutohet virusi, ai do të përpiqet të kopjojë veten dhe të përhapë infektim në file-t dhe programet tjera përmes rrugës ndonjëherë nëpërmjet internetit ku është e njejtë sikur viruset e vërteta dhe këto kopje të viruseve mund të jenë pak më ndryshe nga origjinali i cili shkakton vështirësi tek softuerët e antivirusit për ti eliminuar ato. Disa madje vijnë si të enkriptuara(koduara) duke bërë zbulimin e tyre edhe më të komplikuara.

Një virus kompjuterik mund të përmbajë një ngarkesë që mund të shkakton efekt i cili mund të jetë gjithçka duke filluar nga shfaqja e një shakaje që më pas të jenë të korruptuara të gjitha të dhënat tuaja të rëndësishme.
Për ta bërë më të thjeshtë tani, Malware është çdo infeksion kompjuterik, i cili përfshin viruse dhe programe keqbërëse. Meqenëse llojet tjera të malware-ve mund të shkaktojnë këto efekte të bezdisshme, shumë njerëz i kanë përdorur termet e viruseve dhe malware-ve si shprehje të ndërsjellura, por kjo nuk është e saktë. Shumë malware modern si ransomware (programe keqbërëse që nuk ju lejon të futeni në kompjuter përderisa të paguhet një shumë e caktuar të parave) dhe adware (program keqbërës që automatikisht shkarkon materiale reklamuese në momentin kur shfrytëzuesi kyçet në kompjuter) janë gjithashtu programe të pavarura që mund të paraqiten dhe të ekzekutohen nga vetëvetiu.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B