Gjuha programuese është një vegël informatike e përpiluar nga operacionet matematikore që shërben për të shkruar domene të cilat përcillen në veglat (makinat vizuale konvertuese) për të fituar kode në gjuhën e makinës. Përndryshe gjuha programuese është një gjuhë e shkruar e cila nuk flitet dhe që përmban nje bashkësi të rregullave e që shërben si vegël për komunikimin në mes të programuesëve, zhvilluesve dhe makinave intelegjente (zakonisht komjuteri) apo gjësendi që është në gjendje të kuptojë atë gjuhë. Me ndihmen e tyre përpilohen vegla dhe programe informatike më të zhvilluara që luhen nga veglat elektronike të dirigjuara nga mikroprocesorët.
Për gjuhët programuse flite në rastet kur përdoret një bashkësi e përpiluar nga disa fjalë-urdhëresa e komanda (zakonisht me prejardhje nga anglishtja) dhe disa rregulla të përdorimit të tyre. Me ndihmën e kësaj bashkësie pregatite një program sipas të cilit vepron makina, sistemi operes i makinave intelegjente apo gjësend tjetër që ka aftësi të i lexoi programin e pregatitur.
Varësisht nga sasia e rregullave, e udhëresave, e komandave dhe aftësit e kombinimit të tyre pra varësisht nga afërsia e tyre me gjuhën e makinës apo të njeriut, flite për gjuhë të nivelt të lartë dhe ultë makinore. Programet jane editori,kompajleri, linkeri,louderi,debageri Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha makinerike e cila përbëhet prej bitave (binary digits) , 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e “kupton” procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e veshtire për t´u kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që komandat (udhezimet) të mbahen mend (çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bita (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.