Dy shkencëtareve u është dhënë Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2020, për zhvillimin e mjeteve për të modifikuar ADN-n.
Emmanuelle Charpentier dhe Jennifer Doudna janë dy gratë e para që ndanë këtë çmimi, i cili u kushtohet punës së tyre në teknologjinë e modifikimit të gjenomit.
Zbulimi i tyre, i njohur si Crispr-Cas9 apo “gërshërë gjenetike”, është një mënyrë revolucionare për të bërë ndryshime specifike dhe precize në ADN që gjendet në qelizat e gjalla.
Duke përdorur këtë teknikë, studiuesit do të mund të ndryshojnë ADN-në e kafshëve, bimëve dhe mikroorganizmave me saktësi jashtëzakonisht të lartë. Kjo teknologji ka pasur një ndikim revolucionar në shkencat e jetës, po kontribuon në terapitë e reja të kancerit dhe mund të bëjë realitet ëndrrën e shërimit të sëmundjeve të trashëguara.
Çmimi Nobel është një grup çmimesh ndërkombëtare vjetore të dhuruara në disa kategori nga institucionet suedeze dhe norvegjeze në njohjen e përparimeve akademike, kulturore ose shkencore. Vullneti i kimistit, inxhinierit dhe industrialistit suedez Alfred Nobel vendosi pesë çmimet Nobel në vitin 1895. Çmimet në Kimi, Letërsi, Paqe, Fizikë, dhe Fiziologji ose Mjekësi u dhanë për herë të parë në vitin 1901. Çmimet vlerësohen gjerësisht si çmimet më prestigjozet të disponueshme në fushat përkatëse.
Përmblodhi dhe përshtati
STUDENTET.MK