Toka është ndoshta planeti më i gjallë në Sistemin Diellor dhe jo vetëm për shkak të jetës në sipërfaqe, jetës nënujore ose jetës në ajër. Nga vendi më i nxehtë në më të ftohtin, nga më i madhi në më të thellën, Toka është shtëpi për ekstreme të mrekullueshme që kurrë nuk pushon duke na fascionuar. Këtu janë disa nga ato ekstreme të planetit tonë Tokë.

1. Pika më e thellë në Tokë është 10,994 metra nën nivelin e detit në Kanalin Mariana. Nëse e vendosni malin Everest në të, mali do të mbulohet nga dy kilometra ujë.

Kanali Mariana, është vendosur në lindje të Ishujve Mariana dhe Filipineve në Perëndim të Oqeanit Paqësor. Është në gjatësi prej 2,550 kilometrash dhe gjerësi prej 69 kilometrash, ka formë të gjysmëhënës që arrin thellësinë maksimale në fundin jugor në Challenger Deep, një luginë e vogël në katin e saj.

Thellësia ekstreme nënkupton që presioni në fund të kanalit është 1,086 bar (15,750 psi), që është mbi 1,000 herë presioni atmosferik në nivelin e detit. Presioni rrit densitetin e ujit me 4.96%, që do të thotë 100 litra ujë do t’i matnit 95.27 litra atje.

2. Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë në Tokës është -128.6 F (-89.2 C) në stacionin Sovjetik Vostok në Antarktidë më 21 korrik 1983.

Stacioni Vostok u themelua më 16 dhjetor 1957, nga ekspedita e dytë sovjetike në Antarktik në brendësi të Princess Elizabeth Land në polin e ftohtë jugor. Para se Vostok të bëhej vendi me temperaturë më të ulët të regjistruar ndonjëherë, disa lëvizje u raportuan që nga fillimi i shekullit të 19-të. Në Janar të vitit 1838, në Yakutsk të Rusisë u regjistrua një temperaturë prej -60 ° C dhe disa vite më vonë në Shkurt të 1892, një rekord tjetër i ulët u regjistrua me -69.8 ° C.

Në shkurt 1933, një fshat rus me emrin Oymyakon ndodhej në juglindje të Verkhoyansk ku u raportua një temperaturë prej -67.6 ° C. Në vitin 1957, stacioni Amundsen-Scott South në Antarktik raportoi -73.6 ° C dhe -88.3 °C në 1960. Kjo matje mbeti rekordi me temperaturë më të ulët me temperaturë prej -89.2 ° C është regjistruar në Vostok.

3. Temperatura më e nxehtë e shënuar ndonjëherë ishte 56.7 ° C në Furnace Creek, Death Valley, California, më 10 korrik 1913.

Furnace Creek është shtëpia e 24 njerëzve sipas regjistrimit të vitit 2010 dhe dikur qendra e operacioneve minerare të Death Valley për kompaninë Borax të bregut të Paqësorit. Tani ky vend është vend turistik për kampim dhe një fushë golfi që u organua një turne veror në vitin 2011, i njohur si “Heatstroke Open”, kur temperaturat arritën në 52 ° C. Stacioni i motit Furnace Creek u krijua në 1891 dhe raportoi temperatura të larta në 1913. Më 15 korrik 1972, u regjistrua një temperaturë prej 93.9 ° C e cila mund të jetë gjithashtu temperatura më e lartë e sipërfaqes së tokës.

4. Vrima artificiale më e thellë në Tokë është Borehole Kola Superdeep në Rusi, duke arritur thellësinë 12,262 metra. Kjo është 1% i distancës së qendrës së Tokës.

Borehole Superdeep Kola është një projekt shkencor i shpimit në rrethin Pechengsky në gadishullin Kola që u bë në një përpjekje për të shpuar sa më thellë të jetë e mundur. Shpimi filloi më 24 maj 1970, me një thellësi prej 15,000 metrash. Deri në vitin 1983, shpimi kaloi 12,000 metra dhe projekti u ndërpre përkohësisht për vizita shkencore. Pas kësaj, shpimi u rifillua, por duhej të ndalohej pasi gjatë shpimit mjeti u shtrembërua dhe ngeli në vrimë.

Pra, shpimi u rifillua në 7,000 metra dhe deri në vitin 1989, u arrit një thellësi prej 12,262 metra. Vrima pritej të arrinte 13.500 metra deri në vitin 1990 dhe të arrij synimin e saj deri në 1993.

5 .Rrufeja më e gjatë e regjistruar ndonjëherë zgjati 321 kilometra me kohëzgjatje prej 5.7 sekonda. Kjo ndodhi në vitin 2007 në Oklahoma.

Më 20 qershor 2007 u regjistrua rrufeja me kohëzgjatje prej 5.7 sekonda nga Organizata Meteorologjike Botërore e Kombeve të Bashkuara. Deri atëherë, besohej se rrufeja nuk mund të udhëtonte më shumë se 32 kilometra si rezultat i stuhive ose të zgjaste më shumë se një sekondë. Rekordi i ri bëri që Shoqëria Amerikane Meteorologjike të rekomandojë një ndryshim në përkufizimin e rrufesë në AMS Glossary of Meteorology nga “seri e proceseve elektrike që ndodhin brenda 1 sekondës”, në “seri të proceseve elektrike që ndodhin vazhdimisht”.

Franca ka rekordin për rrufenë më të gjatë të qëndrueshme. Sipas WMO, një rrufe që shtrihej në një distancë prej 200 kilometrash zgjati për 7.74 sekonda të pabesueshme. Liqeni Maracaibo në Venezuelë është “kryeqyteti i rrufesë së botës” me 233 rrufe në vit për kilometër katror.

 

Përgatiti dhe përshatit: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B