Dubai ka bërë kësaj jave hapin e parë drejt dislokimin të robotëve ruajtës të rendit dhe zotohet se deri në vitin 2030 ata do të përbëjnë 25 për qind të forcave.

Roboti ka një pamje njerëzore nga mesi e lart, dhe dy krahë që përfundojnë në gishta të shkathët. Sytë e tij janë në fakt kamera që skanojnë turmat për individë të kërkuar, me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrave. Në vend të këmbëve polici robot ka rrota.

 Policia e Dubait thotë se automati i saj do të funksionojë fillimisht si ndihmë për komunitetin, pasi nuk është i pajisur për të ndjekur të kërkuarit. Por njerëzit mund të përdorin për të denoncuar krime dhe shkelje, për të paguar gjobat dhe për të bërë pyetje informative.

Policia në Dubai duhet të zbatojë ligjet e ashpra të ndalimit të mjekimeve të caktuara, të mardhënieve jashtë martese apo të organizimit të lëvizjeve punëtore.

 Polici robot ende nuk mund të arrestojë njerëz por mund të ndihmojë policinë të dallojë të kërkuarit.

Megjithse  aktualisht roboti vetëm studion turmat, shtrëngon dorën dhe pranon pagesa, në të ardhmen policët robotë të Emirateve të Bashkuara nuk do të jenë kaq miqësorë.

 

Përmblodhi dhe përshtati

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S