Po e lexuat saktë, ju mund të jetoni pa disa organe të brendshme të cilat janë të rënditura më poshtë, për të cilat ndoshta keni pasur bindje që janë vitale për organizmin. Por, duke u nisur nga fakti i krijimit tonë të mrekullueshëm, “zëvendësimit të rolit” – ndërmjet organeve, (në rast se hiqet për shkaqe shëndetësore) dhe zhvillimit të mjekësisë është e mundur vazhdimësia e jetës edhe pa këto organe:
Veshka
Ju duket e pabesueshme por është reale se pa një veshkë mund të jetohet, sepse tjetra shërben si “rezervë”. Mund të jetohet edhe pa të dy veshkat, por jeta e tillë nuk është fare e lehtë. Ato i shërbejnë trupit si një kullues natyror i gjakut, dhe heqjen e mbeturinave të cilat shmangen në fshikëzën e urinës. Në prodhimin e urinës, veshkat nxjerrin mbeturina të tilla si ure dhe amoniak. Veshkat gjithashtu janë përgjegjëse për rithithjen e ujit, glukozës, dhe aminoacideve, ndërkaq kur njeriu është i detyruar të jetojë pa to, atëherë patjetër duhet të shkojë në dializë.
Shpretka
Ky organ ndryshe i njohur edhe si “varri i eritrociteve” gjendet në anën e majtë të barkut, nën brinjët dhe pak e kthyer në drejtim të shpinës. Dëmtimi i saj mund të shkaktojë vdekjen, ndërsa rolet e saj janë: pastrimi i gjakut nga rruazat e kuqe “të plakura”, filtron gjakun dhe prodhon antitrupa dhe limfocite, të domosdoshme për sistemin tonë imunitar si dhe kontrollon praninë e agjentëve patogjenë. Pa ketë organ mund të jetohet, edhe pse ka pasoja anësore në organizëm, me ç’rast rolin e saj e merr mëlçia dhe gjëndrat limfatike
Lukthi
Lukthi ndonjëherë patjetër duhet të hiqet me ndërhyrje kirurgjikale për shkak të kancerit apo traumës së caktuar. Në raste të tilla kirurgët e forcojnë ezofagun drejtpërdrejt në zorrën e hollë, ndërkaq pacientët pastaj duhet t’i kushtojnë kujdes ushqimit. Ushqimi i cili u lejohet atyre duhet të jetë në gjendje të lëngët ose gjysëm të lëngët.
Fshikëza e tëmthit
Gjendet afër mëlçisë në pjesën e sipërme të djathtë të mëlçisë. Fshikëza e tëmthit shërben për zbërthimin e yndyrës. Kur zorrët tona detektojnë yndyrën, fshikëza e tëmthit aktivizohet dhe arrin deri te zorrët për të bërë zbërthimin.
Apendiksi
A është ky një organ rudimentar, apo pjesë e sistemit tonë imunitar? Gjykimi mjekësor ishte i paqartë për këtë pyetje, por me zbulimet e fundit është qartësuar se apendiksi shërben si një “vendstrehim i sigurt” për bakteret e dobishme të zorrës, mirëpo heqja e saj nga organizmi nuk shkakton ndonjë problem.
Zorra e trashë
Sipas studimeve bashkohore edhe zorra e trashë bën pjesë në grupin e organeve jovitale, pas ndërhyrjes dhe largimit të saj, jashtëqitjen e nxjerrin jashtë nëpërmjet hapjes në stomak në qese të veçantë.
Organet riprodhuese
Te meshkujt testikujt, kurse te gratë vezorët. Zakonisht këto mund të hiqen si rezultat i kancerit ose te meshkujt si pasojë e dhunës, sporteve apo aksidenteve rrugore. Te femrat mund të hiqet edhe mitra. Kjo procedurë (histerektomia) i ndalon gratë të kenë fëmijë.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTET.MK