Pyetja: Ekzistojnë aq shumë religjione, kështu që pse të zgjedhim Islamin?

Përgjigjja: Islami nuk është thjesht një religjion midis religjioneve të tjera. Megjithatë, Islami pajtohet me besimin e gjithë profetëve të Dhiatës së Vjetër. Islami është një korrigjim i rrugës së feve që kanë devijuar dhe një rivendosje e besimit monoteist të profetëve të Dhiatës së Vjetër.

Allahu i Madhëruar thotë:

“Ai ka urdhëruar për ju atë fe, të cilën ta zbuloi ty (o Muhamed) dhe që pati urdhëruar për Nuhun, Ibrahimin, Musain dhe Isain, duke thënë: “Qëndroni në fenë e drejtë dhe mos u përçani në të!” Por për idhujtarët është e rëndë ajo, në të cilën po i fton ti. Allahu zgjedh për këtë fe kë të dojë dhe udhëzon drejt saj këdo që kthehet tek Ai me pendim.”

[Surja esh-Shura: 13]

Në fakt, Islami nuk është një fe si çdo fe tjetër; përkundrazi, është origjina e të gjitha feve.

Pyetja: Çfarë është Islami?

Përgjigjja: Islami është nënshtrim, dorëzim dhe bindje ndaj Allahut të Madhëruar. Allahu i Lartësuar ka thënë:

“Kush është besimtar më i mirë se ai që i dorëzohet sinqerisht Allahut, duke qenë bamirës dhe zbatues i fesë së pastër të Ibrahimit, të cilin Allahu e ka marrë për mik të ngushtë?!”

[Surja en-Nisa: 125]

T’i nënshtrohesh Allahut do të thotë t’i dorëzohesh plotësisht Atij dhe t’i bindesh me përkushtim, i Lartësuar qoftë Ai! Këta janë njerëzit më të mirë në aspektin fetar. Allahu gjithashtu ka thënë:

“Zoti juaj është një Zot i vetëm, prandaj vetëm Atij përuljuni. Dhe jepu lajme të mira atyre që janë të përulur.”

[Surja el-Haxh: 34]

T’i nënshtrohesh vetëm Atij do të thotë t’i nënshtrohesh gjykimit të Tij. Këto ajete tregojnë se Islami do të thotë nënshtrim absolut ndaj Allahut të Madhëruar, dorëzim ndaj Tij dhe pajtueshmëri me legjislacionin dhe metodologjinë e Tij me pëlqim e pranim. Ky është thelbi dhe realiteti i Islamit. Është t’i nënshtrohesh Allahut në gjykimin dhe legjislacionin e Tij. Islami është feja e Allahut për të gjithë njerëzimin. Allahu ka thënë:

“Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Islami.”

[Surja AlImran: 19]

Nga të gjitha religjionet, Islami është e vetmja fe të cilën Allahu e pranon.

“Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.”

[Surja AlImran: 85]

Islami është feja për të cilën Allahu i dërgoi të gjithë profetët dhe të dërguarit për ta predikuar. Feja e të gjithë profetëve është e njëjtë, përkatësisht Islami. Të gjithë ata kanë thirrur në monoteizëm (njëshmëri e Allahut), megjithëse ligjet e tyre ishin të ndryshme. Allahu i Madhëruar ka thënë:

“Ne nuk kemi nisur asnjë të dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!”

[Surja elEnbija: 25]

Islami është feja e vetme që ka ruajtur monoteizmin. Është e vetmja fe e vërtetë monoteiste në tokë tani, kurse të gjithë pasuesit e ligjeve të tjera kanë pasur një pjesë të politeizmit, qofshin pak, qofshin më shumë. Pas vdekjes së profetëve që i lanë njerëzit në besimin monoteist, njerëzit eventualisht adoptuan politeizmin dhe sot, përveç Islamit, asnjë fe tjetër nuk e ruan monoteizmin e pastër me të cilin erdhën profetët.

Dr. Hejthem Talat

Përgatiti dhe përmblodhi:
WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_S

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *