Google ka lëshuar versionin e ri të sistemit operativ të dizajnuar posaçërisht për celularët e nivelit fillestar, ku specifikimet nuk janë aq të fuqishme sa në telefonat e tjerë inteligjentë.
Çfarë ka të re në Android 11 Go Edition?
Këtu janë tiparet siç është njoftuar nga Google, karakteristikat e mëposhtme do të jenë të disponueshme në Android 11 Go:
- Navigimi me gjeste: Pajisjet e nivelit të hyrjes gjithashtu po marrin ekrane gjithnjë e më të mëdha dhe pa butona të përparmë. Si pasojë, Google ka zbatuar navigimin me gjeste për të kaluar në mes të aplikacioneve ose për t’u kthyer në ekranin kryesor.
- Menaxhimi i bisedës: Ngjashëm me Android 11, tani njoftimet e aplikacioneve të mesazheve janë grupuar në një seksion të vetëm të qendrës së njoftimeve, duke lejuar kështu që ato të menaxhohen më mirë.
- Përmirësime të privatësisë: Miratimet për aplikacionet janë më specifike tani, duke lejuar secilën të jep qasje në aspekte të veçanta të tilla si kamera, mikrofoni ose vendndodhja vetëm përkohësisht.
- Funksione të reja në aplikacionet Go: Android 11 Go Edition ka aplikacione specifike, ashtu që sistemi operativ është optimizuar për pajisjet e nivelit fillestar.
Ndër lajmet ndoshta më interesante është përmirësimi i performancave. Google thotë se Android 11 Go Edition do të jetë i disponueshëm në pajisjet me 2 GB RAM, gjë që më parë ishte deri në 1.5 GB. Gjithçka tregon për faktin se telefonat e rinj me 2 GB RAM do të vijnë me Android Go, përndyshe Google nuk do t’i sponzorojë ato. Nëse RAM-i përmban 500 MB shtesë, ju lejon të hapni aplikacione deri në 20% më shpejt sesa në Android 10 Go, thotë Google.
Pavarësisht nga gjithçka, nuk është e qartë se cilat pajisje do të jenë në gjendje të azhurnohen në Android 11 Go.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK