Fakte më pak të njohura përmes numrave rreth qëndrimeve dhe opinioneve të punonjësve.
35% e punonjësve mendojnë se punëdhënësit e tyre nuk kujdesen fare për ta, as si pjesë e një ekipi dhe as si individë.
91% e tyre thonë se janë të motivuar për të bërë më të mirën e tyre kur kanë mbështetjen e liderit të tyre.
75% thonë se nëse marrin lëvdata për punën e tyre të paktën një herë në muaj, do të jenë të kënaqur.
Pothuajse një e treta e punonjësve preferojnë të zgjedhin njohjen dhe fjalët lavdëruese përmes emailit, drejtuar të gjithë kompanisë, sesa një bonus mesatar.
51% e tyre po mendojnë të largohen nga puna aktuale.
Rreth 80% e punonjësve do të punonin me orar të zgjatur nëse do të kishin një mbikëqyrës që kujdesej për ta.
59% e tyre thonë se mund të “pjeken dhe rriten profesionalisht” në kompaninë ku punojnë.
Rreth 90% e drejtuesve mendojnë se përfshirja dhe njohja e punonjësve ndikon në suksesin e përgjithshëm të kompanisë, por vetëm 25% e tyre e bëjnë këtë.
70% e punonjësve duan të kalojnë më shumë kohë me eprorët e tyre.
60% e punëtorëve hanë vetëm në tavolinën e tyre derisa punojnë.
Përmblodhi dhe përshtati :
www.studentet.mk