Ne mendojmë se e njohim ushqimin që hamë, por nuk është gjithmonë kështu. Ka shumë sekrete kurioze që ndoshta nuk i keni ditur.

  • Uji i kokosit mund të përdoret si zëvendësues i plazmës së gjakut, në rast nevoje ekstreme.
  • Ushqimi në aeroplan  nuk është veçanërisht i shijshëm, pasiqë shqisa jonë e nuhatjes dhe shijes zvogëlohet 30% për shkak të presionit të lartë të kabinës në lartësi të madhe.
  • Ka aq shumë lloje të mollave  saqë nëse hani një në ditë, do t’ju duheshin më shumë se 20 vjet për t’i provuar të gjitha.
  • Djathi është produkti ushqimor më i vjedhur në botë, 4% të tij zhduken çdo vit.
  • Për të bërë 100 gram çokollatë duhen rreth 1700 litra ujë.
  • Mjalti nuk prishet.
  • Mjalti më i vjetër u zbulua në vitin 1922 nga Hovard Karter , në varrin e faraonit egjiptian Tutankhamun. Është testuar nga biologët dhe është gjetur se është ende i përshtatshëm për konsum.
  • Një hamburger i McDonald’s mund të përmbajë mish nga mbi 100 lopë të ndryshme.
  • Me kavanozët e Nutellës të shitura për një vit, ju mund të mbuloni Murin e Madh të Kinës tetë herë.
  • Njerëzit janë të programuar gjenetikisht që të pëlqejnë reçelin.

Përmblodhi dhe përshtati:

www.studentet.mk

About Author