Shkaku i vdekjes, sipas patologëve, е një 30-vjeçarеје dhe një nënë е tetë
fëmijëve, ishte nga një dështim i zemrës në shkurt të vitit 2010 në Zelandën e Re si rezulatat i pirjes tejemase të Coca Cola-së. Pirja popullore kofeike mbajnë një sasi të madhe të sheqerit, por në shumicën e vendeve të botës – sasia e kofeinës nuk është e detyruar.

Për shumicën e konsumatorëve kjo nuk është shumë problem, por Natasha nga Zelanda e Re pinë një sasi të çmendur prej 2.2 galon (8.31 litra në ditë, gjë që bëri që patologu të arrinte në përfundimin se arsyeja e vdekjes së saj ishte gjendja e saj fizike).

Sipas familjes së saj, Natasha pinte Coca Cola gjatë gjithë kohës, në mënyrë të pandalshme, me vite të tëra. Kur ajo shkonte të blinte coca-cola ajo dilte me simptoma të varshmërisë, si dridhje dhe nervozë. Dukej se asgjë nuk mund t’a ndihmonte t’a ndalojë dëshirën që ajo kishte për Coca Cola-në. Gjithashtu, ata deklaruan se para se të kishte dështimin e saj të zemrës ajo ankohej për rrahje të shpejtë dhe të fortë të zemrës. Natasha humbi të gjithë dhëmbët për shkak të zakoneve të saj të pirjes dhe një nga fëmijët e saj lindi me deformim të dhëmbëve.

Në operacionin e autopsisë u zbulua se mëlçia e Natashës ishte jashtëzakonisht e madhe, edhe pse ajo nuk pinte alkool. Kjo ndodh për shkak të qelizave të yndyrës në mëlçi dhe sasisë të ulët të Kaliumit në gjakun e saj, që çoi deri në probleme në sistemin e saj të enëve të gjakut. Anëtarët e familjes së saj deklaruan se nuk mendonin se Coca Cola në këto sasi mund të ishte e dëmshme dhe se mund të kërkohej të vendosej një shenjë paralajmëruese mbi këtë pije kofeike.

“Coca Cola” pohoi se patologu që kryente autopsinë ishte shumë i shpejtë me konkluzionet e tij duke fajësuar zakonin e pijes së Coca Cola-së nga Natasha dhe jo zakonet e saj ushqyese dhe ushtrimet.

 

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B