Historia e republikës më të vjetër në botë, San Marino është një nga historitë më të bukura të historisë europiane dhe gjithashtu interesante. Si e tillë një vend i vogël ka arritur të mbijetojë para gjithë pushtuesve nga Napoleoni, Hitlerit deri te Musolini.
San Marino është shteti i pestë më i vogël në botë, por ajo është republika më e vjetër e mbijetuar, të paktën kështu thonë ata, dhe kanë argumente në lidhje me të. Historia thotë se San Marino është themeluar në vitin 301, pasi një murator dhe një i krishterë me emrin Marinus emigruan nga ishujt dalmat Rab në vitin 297, pas thirrjes së perandorit romak Dioklecianit për të rindërtuar muret e Riminit që kanë shkatërruar piratët liburniskit.
Pas migrimit, Marinus u bë një dhjak tek peshkopi romak Goudensio, por u tërhoq në Monte Titano (mali Titan, pika më e lartë e sotme në San Marino). Në mal ai ndërtoi një kishëz të vogël dhe jetonte asket, por së shpejti kisha u bë një manastir.
Gjatë atyre viteve të fundit të persekutimit të të krishterëve në Perandorinë Romake, ajo zonë u bë strehë për besimtarët. Pas themelimit të manastirit të kishës, pronari i tokave, Felici, i dha tokën komunitetit që u zhvillua atje, duke i këshilluar të gjithë të jetojnë në paqe. Murgu me emrin Eudipio përmendte në fillim të shekullit të 6-të atë komunitet, të quajtur së pari “Toka e Shën Marinit”, që së shpejti ta ndryshojë atë emër në “Republikën e Shën Marin” – Republika e San Marino.
San Marino tri herë në histori u pushtua për pak kohë: nga Cesare Borgia në 1503, në 1739 nga një papal pa lejen e Selisë së Shenjtë dhe në fund të Luftës së Dytë Botërore. Më 27 korrik 1944, ushtria gjermane dërgoi një komunikatë duke paralajmëruar banorët e San Marino se “pavarësia nuk mund të respektohet dhe nëse është e nevojshme për kalimin e trupave”, pasi aleatët u zhvendosën nga jugu i Italisë.
Republika më e vjetër e San Marinos (si emri jozyrtar, dikur zyrtar), ishte neutral si në Luftën e Parë Botërore dhe në tjetrën. Arsyeja pse Austro-Hungaria theu marrëdhëniet diplomatike me ta ishte se dy grupe prej dhjetë vullnetarësh u bashkuan me ushtrinë italiane, të parët si luftëtarë dhe të dytët si ndihmës mjekë. Slogani zyrtar i këtij vendi është i thjeshtë dhe i fuqishëm: “Liria”.
Përmblodhi dhe pështati
STUDENTET.MK