Zakonisht, menaxherët kanë informacion më të mirë për operacionet e kompanive sesa të huajt. Prandaj, aksionerët përpiqen të nxjerrin informacion për cilësinë e kompanive nga vendimet e pagesës së dividentës.
Shpallja e dividentëve më të larta zakonisht çon në rritje të çmimeve të aksioneve dhe anasjelltas, shpallja e dividentëve më të ulëta shkakton rënie të çmimeve të aksioneve të kompanive. Kjo ndodh sepse menaxherët ofrojnë dividentë më të lartë vetëm nëse presin fitime të qëndrueshme në të ardhmen, dhe për këtë arsye tregu i aksioneve i përgjigjet në mënyrë të favorshme lajmeve për pagesa më të larta të dividentëve.
Duke qenë se kompanitë e reja që rriten, si rregull, nuk paguajnë dividentë, tek to, vendimi për të paguar divident sinjalizon se kompania ka hyrë në fazën e pjekurisë. Së fundi, ndonjëherë, vendimi për të paguar një divident mund të keqkuptohet dhe të çojë në një rënie të çmimit të aksioneve të firmës. Kjo ndodh nëse kompania nuk ka një perspektivë të favorshme për të investuar fitimin për shkak të të cilit ajo u paguan fitimin aksionarëve.
Përgatiti dhe përshtati:
WWW.STUDENTËT.MK