Facebook vazhdimisht përpiqet të shtojë disa risi për të gjitha platformat dhe shërbimet që zotëron. Kjo vlen për të gjitha, nga realiteti virtual në platformat si Instagram.

Përditësimi i fundit vjen në Instagram. Përdoruesit tani do të jenë në gjendje të shohin kur ndonjë nga shokët e tyre të Instagram është online. Kjo me siguri do të ndihmojë në komunikimin me miqtë, por Instagram nuk është krijuar saktësisht për këtë. Përdoruesi, nëse dëshiron, mund ta përjashtojë plotësisht këtë funksionalitet ose ta fshehë statusin e tij.

Përndryshe, statusi është shënuar me një rreth të gjelbër të ngjashëm me Facebook Messenger, por edhe me AOL Instant Messenger, shkruan TheVerge.

Sa i duhet ky funksionalitet Instagram-it? Ndoshta jo shumë, por rrjeti social është i vendosur të shtojë çdo funksionalitet që do të ju bie në mend.

Burimi: theverge.com

About Author

Admin_S