Interneti është sistemi rrjeteve kompjuterike të ndërlidhura që përdorë Suitën e Protokollit të Internetit (TCP/IP) për të lidhur miliarda pajisje në të gjithë botën. Ai është një rrjet i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete private, publike, akademike, biznese, dhe qeveritare, me fushëveprim lokal deri në global, të lidhura nga një koleksion i gjerë elektronik, wireless, dhe teknologjitë e rrjeteve optike.Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve, të tilla si dokumentet e ndërlidhura hypertext dhe aplikacionet e World Wide Web (WWW), posta elektronike, telephony, dhe rrjetet peer-to-peer për file sharing.

Origjina e internetit daton herët në hulumtimin e autorizuar nga qeveria federale e Shteteve të Bashkuara në vitet 1960 për të ndërtuar rrjete kompjuterike të fuqishme për komunikim me tolerancë të defekteve[a].[1] Paraardhësi kryesor i rrjetit, ARPANET, fillimisht ka shërbyer si një shtyllë për ndërlidhjen e rrjeteve rajonale akademike dhe ushtarake në vitet 1980. Financimi i Rrjetit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës si një shtyllë e re në vitet 1980, si dhe financim privat për zgjerimet e tjera komerciale, çoi në pjesëmarrjen në mbarë botës në zhvillimin e teknologjive të reja të rrjeteve, si dhe bashkimin e shumë rrjeteve.[2] Lidhja e rrjeteve komerciale dhe ndërmarrjeve nga fillimet e viteve 1990 shënon fillimin e tranzicionit në Internetin modern,[3] dhe gjeneroi një rritje të qëndrueshme eksponenciale duke parë që gjeneratat e kompjuterët institucional, personal, dhe telefonat u lidhën në rrjet.

Interneti ka si te mirat e veta po ashtu dhe te keqijat e tij. Pershembull ai na ndihmon per komunikimin kur ne jemi larg njeri-tjetrit. Ky ishte nje ndikim i mire i tij por e keqja e tij eshte se sa me shume kohe kalon aq me te varur po behen njerezit ndaj tij ( internetit ).

About Author