Studentet.mk, publikon intervistën e radhës të realizuar me profesor Gadaf Rexhepin, me temë: “Identiteti i studentit shqiptar në Maqedoninë e Veriut”. Titulli student është privilegj që nderohet në shoqëri. Profesori theksoi të arriturat dhe rezultatet e shkëlqyera të studentëve në përgjithësi, duke dhënë edhe kritika për nivel më përgatitor që të bëhet transforimim i shoqërisë drejt zhvillimit të qëndrueshëm në të gjitha sferat e jetes.
Studentet.mk: Profesor Gadaf Rexhepi, jeni ndër personalitetet më të shquara në shoqërinë tonë, mund të na flisni pak për biografinë tuaj?
Prof. Gadaf Rexhepi: Ju faleminderit shumë për vlerësimin tuaj! Karriera ime në fushen e ekonomisë ka filluar që në shkollën e mesme ekonomike “Arseni Jovkov” – Shkup, dhe më pas në Fakultetin Ekonomik në “Shën Qirili dhe Metodi” – Shkup, ku kam përfunduar dhe studimet e ciklit të dytë dhe të tretë. Gjatë studimeve të doktoraturës kam qenë në “Universitetin e Vulverhamtonit” në Angli, ku kam ndjekur ligjerata dhe kam punuar me një ko-mentor. Duke qenë në fund të studimeve kam filluar të punoj në “Pro-Credit bank” për një kohë shumë të shkurtër dhe më pas, pas diplomimit në “Universitetin e Europes Juglindore”, ku dhe jam ende i punësuar, së shpejti edhe si profesor ordinar.
Studentet.mk: Veprimtaria juaj reflekton dhe ndikon dukshëm në të mirën e studentëve. Nga buron ky motiv?
Prof. Gadaf Rexhepi: Duke qenë pjesë e institucioneve arsimore dhe angazhimi për progres akademik gjatë gjithë jetes dhe ndjesia e të qenurit student, asnjëherë nuk më është larguar, dhe kjo ndoshta ka ndikuar që më shumë të arrijë të i kuptoj ata. Ajo që besoj, çdokush që ka bërë karrierë të suksesshme ka kuptuar që çdo i ri vërtetë mund të ndikon në të ardhmen e tij, dhe që një moment qoftë ajo ligjerate, besim, diskutim, mund të motivon një të ri që të ndryshon dhe të fillon të beson me shumë në aftesitë e tij.
Studentet.mk: Profesioni juaj ju ka mundësuar të kuptoni më afër botën studentore. Nga kjo përvojë, si e vlerësoni studentin shqiptar?
Prof. Gadaf Rexhepi: Sot, përkunder shumë paragjykimeve standarde që në këto troje dëgjohen duke glorifikuar të kaluarën dhe kritikuar të tashmen, studentët e ri po dëshmojne rezultate të jashtëzakonshme çdoherë kur atyre po ju jepet mundësia. Shumë studentë në “UEJL” që kane vazhduar studimet në Universitetet në Perendim kanë treguar rezultate të shkelqyara dhe janë dalluar si studentë. Sot, kemi më shumë se kurrë studentë të cilët kanë vazhduar studimet e tyre të ciklit të dytë në Universitete prestugjioze, kanë dalur shumë profesionist të dalluar, të punësuar gjithandej globit apo kanë themeluar ndërmarrje të tyre shumë të suksesshme. Studentëve të rinjë duhet sa më shumë të ju besojmë, t’i motivojmë dhe t’i orientojmë në perzgjedhjen e tyre në karrierë, që fatkeqsisht sistemi aktual arsimor nuk e bënë këtë ashtu sic dhe bëjne sidomos vendet si: Zvicra, Gjermania dhe Austria. Gjithsesi se ka dhe shprehi që duhet ndryshuar, si respektimi i afateve, interaktiviteti, lexim apo pergatitje para se te shkohet në ligjerata, por këto janë gjëra që duhet bashkarisht të punojmë per t’i përmirësuar.
Studentet.mk: Si e vlerësoni cilesinë e arsimit të lartë në Maqedoni?
Prof. Gadaf Rexhepi: Per fat të keq cilësia e arsimit të lartë në vendin tonë, por dhe në rajon nuk është se ka qenë ndonjherë në hap më atë boteror. Për mendimin tim, marrur në përgjithesi arsimi i lartë asnjëherë nuk ka qenë mirë sidomos kjo është evidente në studimet e ciklit të dytë dhe tretë. Shpesh dëgjojmë për rangime të ndryshme nga institucione me apo pa relevance, por në të gjitha vërehet që Universitetet në rajon nuk qëndrojnë aspak mirë. Ky rezultat është shumë i pritur duke marrur në konsideratë ligjin aktual të arsimit të lartë, numrin e madh të universiteteve, buxheti për arsim të lartë, si dhe mënyra e finansimit të arsimit të lartë si faktor kryesorë. Arsimi i lartë duhet ndryshuar rrënjësisht dhe duhet të jetë prioritet numër një.
Studentet.mk: Një porosi deri tek studentët
Prof. Gadaf Rexhepi: Shumë hulumtime kanë dëshmuar që kreativiteti i një individi është në maksimumin e tij diku nga mosha 19-22 vjet, çdo vit që kalon kreativiteti i tyre do të ulet. Për çdo student është me rëndësi përkushtim maksimal gjatë viteve të studimit ndaj afateve, inkuadrim sa më të madh në ligjerata përmes pyetjeve dhe debateve, të vëndojnë në dyshim thuajse çdo teori dhe ligj ekonomik deri sa të binden në atë, të krijojnë sa më shumë shoqeri dhe të sfidohen të krijojnë start-up të tyre sidomos studentët e Biznesit dhe IT-së.
Intervista është realizuar nga:
Studentet.mk