Me qëllim ruajtjen e hapit të SHBA me enciklopedinë e saj falas online, qeveria kineze po rekruton 20 000 njerëz për të punuar në versionin e saj të enciklopedisë falas që do të quhet “Enciklopedia Kineze”.

Punësimi i mijëra studiuesve për të shkruar mbi rreth 100 fusha të ndryshme, pritet të hapë Enciklopedinë kineze prej vitit që vjen, thotë kreu i projektit Yang Muzhi, duke e krahasuar atë me murin e Madh Kinez të Kulturës. Disa kompani kineze interneti si Baidu dhe Qihoo 360 tashmë kanë enciklopediotë e tyre por Muzhi thotë se enciklopedia e re shtetërore do të kalojë masën e tyre dhe atë të vetë Wikipedia: “Ne kemi grupin më të madh të autorëve në botë, dhe së shpejti do të jemi enciklopedia më e madhe e më e plotë.”

Muzhi thotë se enciklopedia e re do të promovojë arritjet shkencore e teknologjike të vendit, trashëgiminë e tij historike dhe vlerat e socializmit, në kundërshtim të propagandës politike kulturore që SHBA kryen me anë të rrjetit të saj Wikipedia. Me 720 milionë përdorues interneti, Kina mburret me popullatën online më të madhe në botë.

 

Përmblodhi dhe përshtati:

STUDENTET.MK

About Author

Admin_S