Me zhvillimin e shkencës, njeriu u bë më mendjemadh me diturinë e arritur. Pjesë e kësaj diturie është edhe modifikimi gjenetik i bimëve, pemëve, perimeve ndërsa kohëve të fundit edhe njerëzve dhe kafshëve. Sperma njerëzore ngrihen dhe ruhen në skedarë, të rradhitura ashtu siç rradhiten disqet e ndryshme. Këto qendra të klonimit janë nga gjërat më degraduese që e kanë goditur njerëzimin ndonjëherë. Fatkeqësia ka dy çështje:

  1. Përdorim jo i drejtë i diturisë;
  2. Pasoja të rrezikshme në horizont.

Çështja e parë: Me të vërtetë njeriu i ka kaluar kufijt e tij. Kush e ka paraparë se do të arrijë dita ku njeriu gjenetikisht do ta prodhojë ushqimin e tij. Pasi e bëri këtë, ai tanimë vendos edhe për gjatësinë e drithërave, kohën e korrjes dhe sa të korrura do të nxjerrë prej aty. Plani inicial i klonimit ishte mbrojtja e bimëve nga insekte të caktuara me qëllim që të mos merret me shumë lloje pesticidesh. Mirëpo, rezultati final është se bimët u bënë imun ndaj disa sëmundjeve të caktuara që e mundonin atë. Por, nëse paraqitej një sëmundje e re, i gjithë prodhimi humbej. Kjo është ajo që na ndodhi. Kështu, krizat më nuk do të jenë si shkak i lakmisë por nga fakti që njeriu dëshiron ta tejkalojë veten e tij.

Që kur bujqësia u bë industri komerciale, njeriu është në kërkim të vazhdueshëm për prodhimin perfekt. Në garën për më shumë prodhim në një kohë më të shkurtë, shumë shtete të industrializuara ia kanë vulosur vetes fundin/shkatërimin. Me kohë do t’i shohim rezultatet e këtij akti jo të menduar mirë.

Çështja e dytë: Nuk mundemi ta anashkalojmë këtë temë pa përmendur klonimin e kafshëve në përgjithësi dhe klonimin e njerëzve në veçanti. Si shembull do e marrim një rast në SHBA. Tani, ky shtet mer farrën e lopëve dhe e ruan atë në mitrën e lepujve. Kështu i transportojnë nëpër shtete. Kjo u mundëson hapësirë më të vogël në transport dhe njëkohësisht transportim të dy llojeve të bagëtive. Pasi transportohen, këto fara nxirren nga mitrat e lepujve dhe mbinë në pjata Petri, ku do të rriten në madhësinë e tyre normale. Njeriu, pasi e kaloi këtë pikë në ekperimente teknologjike, vërtetë u bë i rrezikshëm.

Çështja e rradhës që duhet qasur është klonimi i njerëzve. Pasi u bë i mundur klonimi, popujt filluan të mendojnë rreth idesë për një ushtar super gjenetik, ide e cila ishte edhe e Hitlerit. SHBA-të dhe shtetet tjera perëndimore janë shumë të interesuar për përfitime të klonimit për përdorim të saj në luftë apo punë tjera fizike. Kështu, krijimi i racës perfekte është në mendjet e atyre që janë aq të çmendur saqë janë të gatshëm t’i kalojnë kufijtë që ua caktoi Zoti i universit krijesave të veta. Kjo është një e keqe e madhe që po i afrohet njerëzimit,andaj  kërkojmë mbrojtjen e Zotit nga e keqja e njeriut. Zoti yne na ka paralajmëruar nga e keqja e njeriut:

“E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin). Dhe kur i thuhet atij: “Ki frikë All-llahun”!, atë e kap eufori për punë mëkati. Shtrat i shëmtuar është ai që i takon atij (xhehennemi).” (El-BEkare; 205-206)

 

Përmblodhi dhe përshtati :

STUDENTET.MK

About Author

Admin_B