Kompania japoneze Sumitomo Forestry ka zbuluar plane për rrokaqiellin më të madh në botë, që do të ndërtohet në qendër të Tokios. E projektuar nga Niken Seckei, do të jetë 350 metra i lartë dhe do të jetë pjesë e projektit W350 Project. Projekti përbëhet nga ndërtesa ekologjike të cilat do të shfrytëzohen për qëllime të ndryshme dhe duhet të jetë gati deri në të vitit 2041 për 350 vjetorin e Sumitomo, shkruan Inhabitat. Kompania thotë se këto struktura me kombinim prej druri dhe çeliku do ta kthejnë qytetin në një pyll.

Nga planet fillestare për projektin W350 mund të shihet se do ndërtohen ndërtesa prej druri të mbushura me dritë natyrore si pjesë e përpjekjeve të kompanisë për një mjedis më të shëndetshëm. Ndërtesat do të jenë në gjendje të përballojnë tërmetet, ndërsa raporti i drurit dhe çelikut gjatë ndërtimit do të jetë 9 kundrejt 1. Në qendër të projektit do të ketë një rrokaqiell, i cili do të përmbajë hapësirë për zyre, hotel, dyqane dhe apartamente. Kur të jetë gati, nuk do të jetë vetëm rrokaqielli më i lartë në botë, por ndërtesa më e lartë në Japoni.

Është vlerësuar se W350 do të ketë nevojë për më shumë se 185,000 metra kub dru dhe do të kushtojë rreth 56 miliardë dollarë. Korniza për ndërtesën do të jetë prej çeliku, ndërsa pjesa e brendshme do të jetë tërësisht prej druri.

Përgatiti dhe përshtati: 

WWW.STUDENTET.MK

About Author

Admin_B